Header Ad

Categories

Most Viewed

Nga Kristina Josa – Si jetuan si një familje dy familje Shqiptarësh dje një Sërbe

Po ju tregoj një episod prekës të disa viteve më parë. ndodhesha në një kamp refugjatësh në Gjermani me familjen. Ne Calcruhe. Në shtëpinë që më kishin caktuar të jetoja, bashkë me mua jetonin nje Familje nga Gjakova Shaban Shabani. e nje nga Prizreni. edhe tre djem nga Kosova. Mirëpo, ngaqë shtëpia ishte e madhe, ose me mir te them ishte nje kat pallati dhe kishim nje guzhin te perbashket. një ditë nga ato, na sollën edhe një djalë serb, që të jetonte me ne. Mbaj mend se prania e serbit në shtëpinë tonë ngjante me një mort. Bile, djemtë e Kosovës hartonin plane se si ta dëmtonin atë djalë, vetëmse ishte nga Serbia. Në mbrëmjen e parë, u kthevem në shtëpi pak vonë, për efekt të disa punëve të vogla. Kur hym pyetjes sime se ku ishte djali serb, djemtë kosovarë iu përgjigjën se ai po hante darkë në dhomën e tij të gjumit dhe jo në guzhinën e përbashkët që kishim. Përgjigja që më dhanë, më drunjëzoi dhe e gjeta veten në vështirësinë më të madhe të jetës. Duhej të reflektoja që gjithçka të shkonte përmbarë, dhe nuk ishte aspak e lehtë. U mendova gjatë…Pas kësaj, veprimi i parë që kryeva ishte thirrja e serbit në tavolinën e guzhinës bashkë me ne. Nikola Pantiç – e quanin, dridhej nga frika. Ndërsa sytë e djemve të Llapit e Preshevës nxirrnin flakë. Vëllezërve të gjakut u fola se nëse do të prekej Nikola, ishte njësoj sikur të preknin mbi mua. Dhe djalin tim 2 vjec. Pas shumë diskutimi, vëllezërit e Kosovës ma dëgjuan fjalën. Kështu kaluan ditë, javë e muaj, gjersa erdhi një kohë që na shpërndanë, secilin në fatin vet. Mua dhe familjen time me trasferuan ne Vilingen-schvilingen 100km larg Shtutgardit. Ditën që serbi po largohej, nxorri nga xhepi 100 euro, nga 150 që kishte mbas shpirtit, dhe na i la si peshqesh. Madje në çastin e ndarjes na përqafoi me lotë ndër sy sikur të ishim familjarët e tij. Nga ana tjetër, me ikjen e serbit, djemtë e Kosovës ndjenë një zbrazëti shpirtërore të pashpjegueshme. Po, sepse midis nesh ishim lidhur aq fort sa s’dinim ta dallonim ndryshimin njëri-tjetrin si të huaj, porse si një pjesë unike dhe e vetme. Pra, ajo që na lidhi ishte më e fortë se ajo që na ndante. Sepse fundja, të gjithë popujt e botës pakashumë ngjajnë. Ajo që na ndan është vetëm politika e keqe. Për rrjedhojë, unë shpresoj se rinia ballkanase do të dijë të gjejë rrugë të reja që çojnë drejt paqës dhe vëllazërimit. Mjaft kemi derdhur gjak. Ndoshta ka ardhur koha që në vend të gjakderdhjes të mbizotërojë humanizmi, e mira, dashuria…
Unë e marr me mend dhimbjen që ndjejnë nënat e Kosovës për djemtë e tyre të vrarë. E marr me mend se urrejtja ka penetruar thellë në palcën e shqiptarëve për padrejtësitë dhe krimet që janë kryer mbi popullin tonë. Jam në dijeni se plagët e trupit shërohen shumë më shpejt se plagët e shpirtit. Bile, e di se plagëve të shpirtit s’ka ç’u bën as koha dhe se mbeten të hapura për mijëra vjet. Por, mendoj se e “keqja” kerkon harresë. Them kështu, sepse popujt e Ballkanit kanë jetuar një jetë të tërë me të keqen, dhe s’kanë fituar asgjë të mirë. Ndaj, mendoj është detyra jonë që të edukojmë fëmijët tanë se edhe popujt e tjerë janë njësoj si ne, me hallet, problemet dhe vështirësitë e jetës. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në këtë aspekt, dhe të shpresojmë se edhe popujt e tjerë të Ballkanit do të bëjnë diçka në këtë drejtim. Mendoj se kush i demonstron i pari këto cilësi, më mirë është për të dhe për atë popull. Për rrjedhojë, ka ardhur koha që e mira duhet të mbizotërojë mbi të keqen, paqja mbi luftën, vëllazërimi mbi urrejtjen. Vetëm kur të ndodhë kjo, mund të themi se jemi në rrugë të mbarë. Le të shpresojmë..:)))

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*