Header Ad

Categories

Most Viewed

Kujtojme sot dhe 74 vjetorin e lindjes se “Artistit te Popullit” Vangjush Furxhi. Nderim dhe respekt per figuren e tij

Vangjush Furxhi (1943 – 2001). Lindi në Korçë më 24 mars 1943. Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Gjatë karrierës së tij artistike interpreton një sërë rolesh në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi, ku mund të përmendim rolin e Arifit në filmin “I Teti në bronx” (Viktor Gjika 1970), Peliçeli tek “Malet me blerim mbuluar” (Dhimitër Anagnosti 1971), Kiço tek “Njeriu i mirë” (I.Muço, K. Mitro 1982), Besian Vorpsi tek “Të paftuarit” (Kujtim Çashku 1985), si edhe rolet e spikatura në filmat televizivë: Xanini tek “Plumba Perandorit” (Mevlan Shanaj 1980), Latif Bora “Agimet e stinës së madhe” (Albert Minga 1981). Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Ndahet nga jeta në vitin 2001

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*