Header Ad

Categories

Most Viewed

KISHA E SKENDERBEUT ne rubriken “HISTORI E VENDIT TIM”

Vjen sot me nje nga vendet me te misterrshme dhe me te dashura te vendit tone! Ajo eshte kisha e Shen Ndoit (Shen Antonit) prane Kepit te Rodonit e njohur ndryshe edhe si Kisha e Skenderbeut. Kjo sepse mendohet se Skenderbeu ketu vuri kurore sipas ritit katolik (ndersa ne Ardenice sipas ritit ortodoks) ku edhe kaloi nje pjese te “Muajit te Mjaltit”. Kjo sepse ndersa sot ne kemi ketu vetem nje kishe, dikur aty (sic tregojne muret) kishim nje kompleks te tere manastiror me shume ambjente shplodhjeje.
Kjo kishe eshte shume e hershme! Ajo u ndertua vertet nga Skenderbeu (dhe ishte shume me shume se sa nje kishe), por ne muret e saj dallohen shume lehte te pakten tre duar te ndryshme ndertimi. Muri ne anen perendimore te kishes
(shif foto) demostron se fillimisht ai ka qen nje mur i trashe mjaft i fuqishem edhe ndaj goditjeve me “artileri “(katapulkat qe qellonin me gure) dhe keto ndertime u realizuan ne fund te kohes romake – fillim bizantine! Per keto ndertime u riperdoren materiale nga vendbanime me te hershme (te antikitetit) dhe materialet e riperdorura duken ne cdo kala tonen, por edhe ne kete mur ku dallohen qarte guret e permasave me te medha. Ne kete kohe u ndertuan shume manastire te cilat ishin ne vetvete edhe fortifikime te vogla, pra tip minikeshtjella. E ketij tipi eshte baza e murit te kesaj kishe e nga kjo kuptohet lehte se baza, themeli eshte i kohes se Justinianit i cili ndertoi me mijera kisha ne kete “stil” ose nen kete tipologji!
Nje dore e dyte duket qarte se i takon kohes se “Mesjetes se Lulezuar” pra shek XI – XIV ku teknika e punimit eshte shume e ngjashme me kishat ortodokse te Beratit. Ne kete kohe dallon estetikisht teknika e “gurit te kornizuar” ku kornizen perreth gureve te bardhe o bezh e lozin tullat e kuqe qe e qarkojne!
Dora e fundit e kesaj kishe (mbi tekniken e kornizimit) dallohet lehte se eshte ndertim vetem me tulla qe imiton ndertimet italiane, pra ato te ritit katolik. Eshte pjesa me e siperme e murit, prane catise. Nga kjo kuptojme se kjo kishe eshte ndertuar nga Skenderbeu kur ai tashme ishte katolik, por kuptojme gjithashtu se kisha ishte ne kembe kur ai e mori per ta ristrukturuar dhe sigurisht i mungonte vetem catia dhe pjesa me e fundit e mureve. Kjo dmth se kisha kishte pak kohe qe ishte djegur dhe kjo djegje duhet ti takoje vetem vershimit te fundit sllav ne kohen e Stefan Dushanit, pra rreht 100 vite para kohes se Skenderbeut.
Ndersa varret brenda kishes dhe kalldremi ne anen e jashtme te saj na tregon se kjo kishe (qe padyshm u prish edhe nga turqit) e rimori veten dhe u rindertua edhe ne kohen postbizantine! Varret jane te viteve 1700 (shek i XVIII) cka dmth se kjo kishe eshte braktisur vetem sepse nuk ka patur me besimtare te krishtere shqiptare ne keto ane! Kjo eshte faza e katert e “jetes” se kesaj kishe dhe e fundit ne sherbimin e saj si kishe!
Kisha ka qene e gjitha e plotesuar me afreske, por koha dhe mosruajtja ka bere te veten. Per ne si shqiptare eshte shume e rendesishme se brenda hapsides se kesaj kishe ruhet akoma imazhi me i hershem i shqiponjes me dy koka qe ne kemi (shih fig) ku shqiponja nuk eshte e zeze, por e kuqe! Nje tjeter figure eshte nje kalores qe vjen duke kaleruar, pra eshte nje lajmetar. Dikush mendon se ky eshte vete Skenderbeu, por ne shpine te ketij lajmetari duken lehte dy krahe, pra padyshim qe kemi te bejme me Gabrielin i cili vjen te sjelle lajmin e shpetimit! Shpetimi ne ate kohe lidhej si me lirine nga pushtuesi, por mbi te gjitha me lirine nga besimi musliman qe sillte pushtuesi! Pra ky gabriel po vjen ti thote popullit arberor se ata mund te rikthehen ne besimin e te pareve te tyre! Nuk perjashtohet mundesia se ne kuptimin metaforik, ky Gabrieli ketu te simbolizoje edhe Skenderbeun. Nuk do ishte hera e pare ne historine e udheheqesve tane! Ka te tjera histori te tilla (ende te mbuluara nga pluhuri) kur princa me te hershem arberore e krahasojne veten me Engjell Gabrielin!
Natyrisht, kjo kishe nuk ka lindur ketu nga hici! Justiniani (administratoret e tij) kur e ndertoi per here te pare, padyshim qe ka gjetur aty nje kishez te vogel e cila u sherbente komunitetit te peshkatareve qe padyshim banonin aty prane. Ky eshte edhe vendi ku strehoeshin anijet ne rast furtune kur frynte Jugu! Keshtu qe padyshim aty ka patur edhe nje komunitet banoresh!
Po kur u kristianizuan per here te pare keta banore? Nuk kemi asnje dokument qe mund ta thoje dicka te tille, por nuk eshte cudi qe edhe ky vend te jete vizituar nga Shen Pali qysh ne shek e pare!

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*