Header Ad

Categories

Most Viewed

PD ka falimentuar. Në kapitalizëm tregu i partive funksionon njëlloj si tregu i bizneseve

Ka vëzhgues që si dallon dot që PD falimentoi, prandaj s’hyn në zgjedhje, por do krijohet PD tjetër. Në kapitalizëm tregu i partive funksionon njëlloj si tregu i bizneseve, largohet një del një tjetër, falimenton një lind një tjetër, askush nuk e kthen kokën prapa, vetëm historianët. Zgjedhjet s’mund të bllokohen, ashtu siç s’mund të bllokohet as tregu. Njerëzit do vijojnë të shkojnë ne votime, njëlloj siç do vijojnë të blejnë në treg, pavarësisht se një ditë një parti (ose një biznes) nuk do jetë më në market. Uthulla e fortë dëmton enën e vet” thuhet në zhargon, kështu do e pësoj edhe PD, thjesht do dëmtoj veten. Natyrisht, sot pas 27 vjet demokraci, kur politika më shumë se pasion e emocion, është punë, karrierë e rrogë, shumë figura të PD-së s’do shkojnë verbërisht pas “revolucionarit” Lulzi (e kumbarit të tij Berisha), që po tërheqin zvarrë partinë si një prostitutë, por do vijojnë rutinën normale politike, do rikrijojnë PD-në e tyre, ose do kandidojnë të pavarur në zgjedhje. Jo vetëm figura të PD-së, por edhe individë e grupime të tjera, të vërteta të djathta, do shfrytëzojnë rastin (vakumin) nga mungesa e PD-së në zgjedhjet e qershorit, për të krijuar partitë përketëse e rrëmbyer elektoratin e PD-së. Shqipëria sot nuk është ne vitet ’90, kur mos-pjesmarrja e opozitës në votime ishte kusht për zgjedhje, sidomos nga faktori ndërkombëtarë. Shqipëria sot është një demokraci e konsoliduar europiane, anëtare e NATO-s, një hap larg BE-së, dhe faktori ndërkombëtarë do nxisë mbajtjen e zgjedhjeve në qershor pavarësisht falimentimit të PD-së. Tregu elektoral shqiptar do prodhoj parti me bollëk këtë qershor. Ka vëzhgues kjo punë.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*