Header Ad

Categories

Most Viewed

NË VITIN 2020 DO TË MBAHET WORLD ALBANIAN CONGRESS

Tashmë është vendosur nga patriotë shqiptarë anembanë kontinenteve mbajtja e një kongresi botërorë me përfaqësi shqiptarësh nga të gjashtë kontinentet e botës, në muajin maj të vitit 2020 në Shqipëri dhe në Kosovë. Në këtë kongres, që pretendohet të jetë historik, parashikohen të merren shumë vendime të rëndësishme, si:

a) Krijimi i një shërbimi inteligjent dhe informacioni të diasporës për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ata jetojnë, në cdo situatë,

b) Krijimi i Fondit Shqiptarë të Sigurisë dhe Zhvillimit, një institucion financiar 100% shqiptarë në mbështetje të Shqipërisë, Kosovës dhe shtetasve shqiptarë, me donacione dhe kapitale shqiptare,

c) Hartimi i politikave në cdo fushë të jetës me qëllim zhvillimin dhe integrimin e plotë dhe të shpejtë të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë e kanë nevojë,

d) Ngritja në nivelin e duhur juridik dhe institucional të cështjes Came dhe cështjes shqiptare në tërësi, si: gjenocidi turk, serb, grek etj.,

e) bashkëpunimi me institucione, agjensi, organizata që ja duan të mirën shqiptarëve dhe që e shikojnë se kauza jonë është e drejtë. Mesa duket dicka po lëviz jashtë kombit, që të ndryshoj situatën brenda.

Cdo kush mund të marrë informacionin e plotë mbi Kongresin por që të bëhesh pjesë kërkohen disa kritere kur një ndër tyre është të jesh shtetas me pasaportë shqiptare ose të kosovës, verifikimet mbi pastërtinë e individit, pagesa, kuotat e limituara etj. Për më shumë informacion mund ta merrni: worldalbaniancongress@gmail.com ose në faqen në facebook: World Albanian Congress.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*