Header Ad

Categories

Most Viewed

Kongresi i PS-së, Rama: Ndezim motorët elektoralë për fitoren e qershorit

Kongresi i Partisë Socialiste, ndezja e motorëve elektoral për fitoren e qershorit”, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigja ime”, duke uruar gjithashtu edhe besimtarët bektashi për festën e Sulltan Nevruzit.

Në vijim, Kryeministri Rama shprehet se “sot po përgatitemi për kongresin tonë elektoral nesër. Ju ftojë të vini po të keni dëshirë në orën 12 në sheshin “Nënë Tereza”, ku te pjesa e dytë e kongresit do të jemi bashkë në takimin e ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”. Nesër është radha e Tiranës, por është dita e ndezjes së motorëve elektoral për bashkitë e tërë Shqipërisë.

Në katër vjet është bërë vërtetë shumë në Tiranë dhe Kudo që kemi drejtuar në nivel vendor, ku patjetër shumë më shumë akoma duhet bërë, dhe ne jemi gati të bëjmë atë që duhet jo vetëm aty ku kemi drejtuar. por kudo që duam të drejtojmë dhe të hapim rrugën e ndryshimit për mandat për bashkitë e shkreta, që kanë mbetur peng i paaftësisë proverbiale të kundërshtarëve tanë. Por do flasim nesër me gjatë dhe më gjerë. Kushto që dëshiron është i mirë se ardhur”.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*