Header Ad

Categories

Most Viewed

Nje koment lidhur me intervisten e djeshme Ylli Rakipi-Shkelzen Berisha

Nje koment lidhur me intervisten e djeshme Ylli Rakipi-Shkelzen Berisha dhe me pas pjese te marra nga mocioni i pranuar nga Gjykata e Floridas.

ROMEO KARA

Intervista e djeshme e Berisha Junior ishte nje kronike e paralajmeruar pasi tashme cdo gje eshte bere bajate dhe teresisht e parashikueshme.

Kush e njeh sado pak politiken dhe Berishen e kupton se, Berishes i nevojitet sot me teper se kurre, nje “rivirgjerim moral” i Berishes Junior, për t’a katapultuar ate ne krye te PD-se.
Luli nuk eshte garancia e mjaftueshme qe ai do te donte, perballe ndryshimeve te paparishueshme te politikes jashte dhe ne vend.

Per te arritur kete gje, Berisha plak inicioi ne emer të të birit procesin e Floridas, tek i cili shpresonte te certifikonte moralisht si te pranueshem ne opinionin shqiptar dhe ate nderkombetar, Shkelzenin.

Ne rast se Gjykata e Floridas do të vendoste ne favor te Shkelzenit, Berisha do te frynte të gjitha tam-tamet e tij, duke na sjelle haberin amerikan se, i biri eshte nje engjell te cilin e kerkon historia te jete ne krye te PD.

Me siguri qe eshte edhe qari i Lulit per te qendruar edhe disa kohe ne krye të PD edhe pse pergjate intervistes se djeshme, u dhane sinjale te qarta se, tashme Berisha Junior do te kerceje direkt ne politike, pa pritur “rivirgjerimin amerikan” i cili mund të mos vije kurre.

Gazetari lake, jo vetem qe realizoi nje interviste qe dukshem dukej e parapregatitur ne cdo detaj, por u munduar qe, nepermjet disa pseudongacmimeve, t’a nxjerre ate nje figure te denje per te udhehequr PD-në në30 vitet e ardhshme.

Megjithe parapregatitjen e dukshme te kesaj interviste, publikut nuk i shpetuan momentet kur Berishes Junior ne fillim i dridheshin duart, apo kur nepermjet mohimit, indirekt pranoi disa fakte implikuese qe flasin kunder tij.

E verteta nuk mund te mbulohet, apo te serviret pergjysem, keshtu qe
edhe Berisha Junior nuk mund të n’a lere peng neve si opinion publik, te gjysem te vertetave te tij.

Nese gazetari do t’a bente si duhet detyren e tij, sigurisht qe nuk do harxhoja kohen time per t’a sqaruar opinionin publik, dhe meqe jam njohur nga miqte e mi pertej detit qe ne momentet e para me vendimin e Gjykates se Floridas, po i percjell ne menyre të permbledhur pa devijime publikut pjeset me te rendesishme te mocionit te paditesit te pranuar nga Gjykata e Floridas e cila mori kete vendim dhe njekohesisht vendimin per te mos i pranuar mocionet e tjera.

Berisha Junior e tha qarte vete se, duke qene konsideruar person publik, ceshtja nga Gjykata u shqyrtua nen nje tjeter kendveshtrim sipas ligjit te Floridas.

Gjykata konstatoi se i padituri Guy Lawson, nuk ka vepruar ne kushtet e ligesise dhe se ka pasur bindje te plote se faktet ishin te verteta dhe jo fallse.

I padituri gjithashtu konstaton se paditesi nuk i ka paditur burimet e tij te informacionit qe jane gazeta, televizione, revista, ambasadore, persona te tjere etj.

Edhe pse Berisha Junior pretendoi dje se ai i ka derguar nje e-mail te paditurit, nga cfare shkruhet ne mocionin e pranuar nga Gjykata kuptojme se ai nuk e ka paraqitur nje prove te tille perpara gjykates.
Gazetari maxhordom, nuk denjoi t’a pyeste Juniorin nese ai ia ka paraqitur gjykates ate e-mail ose jo.

Juniori u mundua të na bindte se nuk kishte lidhje me biznesin e AEY-se, por ai e pranoi se ka patur nje takim sqarues me Kosta Trebicken lidhur me kete gje.
Ai ofroi provat e tij se cdo gje e kishte sqaruar me Trebicken, por Lawson ka folur vite pasi Trebicka vdiq dhe ajo e konsideron Junior si nje të dyshuar për vdekjen e babait te saj. Kjo gje pasqyrohet edhe ne qendrimin e Lawson, por Juniori nuk e permendi dje.

Juniori deklaroi se nuk ka lidhje me takimin e zhvilluar ne Tirane me Diverolin, Podrizkin, Delijorgjin etj, dhe ofroi pergenjeshtrimin e Diverolit, por edhe tek pergenjeshtrimi i Diverolit permendet se ne ate takim ishte gjithsesi nje person fytyrezbehte qe nuk u prezantua.
Kush ishte ky person dhe pse nuk japin sqarime per te dy shqiptaret e takimit Pinari dhe Delijorgji?

Juniori deklaroi se ai e ka telefonuar Delijorgjin diten e shperthimit te Gerdecit, por nuk pranoi asnje bashkeortakesi me te ne lidhje me biznesin e municioneve.
Gazetari ishte shume i kujdesshem per te mos e pyetur Berishen e vogel se si ishte njohur me Delijorgjin, si kishin arritur t’i nderronin numrat e telefonit dhe se cfare e lidhte me te.
Gazetari perkundrazi nxitoi t’a bente të parendesishme telefonaten qe Juniori ka bere me Delijorgjin.
Ky moment u kalua me lehtesi në studio, por jo tek publiku.

Junior pranoi se e njiihte edhe ish shefin e shtabit te ushtrise shqiptare, delenxhiun Luan Hoxha qe tek ambasadori Withers kerkoi ndihme se i rrezikohej jeta dhe se ishte urdheruar nga Berisha Junior te furnizonte pa vonese Delijorgjin me municione te kalibrit te larte, ndersa me pas deklaroi se nuk kishte dhene nje deklarate te tille.
Megjithate pyetja eshte: pse duhet patjeter t’a njihte Berisha Junior shefin e shtabit të ushtrise?
Ai e pranoi qe njihej me te, por si dhe qysh e ka njohur?
Cfare i lidhte keta dy persona me moshe dhe profesione të ndryshme?
Gazetari derdellites, edhe kete ceshtje e kaloi si pa të keq.

Berisha i vogel la qarte te kuptohej se lidhur me kabllogramin nuk genjen Luan Hoxha i tredhur, por ambasadori amerikan Withers.
Të gjithe në e kujtojme shume mire qendrimin dashamires qe ambasadori Withers mbajti pro kryeministrit Berisha kur ndodhi Gerdeci, por dje pame edhe mirenjohjen alla Berisha ne keto raste.
Atehere, cfare e shtyu kete ambasador të genjeje dhe pse trimi Shkelzen nuk e padit ambasadorin?
Ky qe ka marre malet nga Shqiperia e deri në Florida me padi per shpifje, pse nuk e padit ambasadorin?
Kete pyetje gazetari i “madh” Rakipi nuk e beri.

Ne fund gazetari ish kryeredaktor i gazetes Albania ku pushkatohej me porosi Azemi me 27 pyetje, e pyet Berishen e Vogel lidhur me situaten politike dhe mundesine per involvimin direkt te tij ne politike.
Pergjate pergjigjeve te tij, Junior tregoi se i njihte mire shoqerite koncesionare qe i pruri i atij i tij ne Shqiperi, si Rapiscanin e famshem.

Megjithate le te ndjekim disa pjese te shkeputura nga mocioni prej 22 faqesh i pranuar nga Gjykata e Floridas.

Pjese te permbledhura nga mocioni i pranuar nga Gjykata e Floridas.

Kapitulli I (Background)

“Në Maj 2007 Diveroli u informua per situaten ne Shqiperi dhe fluturoi për atje per te negociuar direkt me MEICO.
Diveroli dhe Podrizki u takuan me Pinarin ne Tirane…
Ata takuan gjithashtu bashkepunetorin e Pinarit, afaristin Miahil Delijorgji dhe nje tjeter individ rreth moshes se Podrizkit i cili qendroi i heshtur dhe nuk u prezantua.
Diveroli se bashku me Trebicken i thane Podrizkit i heshturi njeriu i paidentifikuar ne takim ishte djali i kryeministrit shqiptar.

Pergjate nje regjistrimi telefonik, Diveroli i thote Trebickes se: ai nuk mund t’a marre ate perseri në marreveshje sepse ishte i rrethuar nga korrupsioni, qe shkonte deri lart, deri te kryeministri dhe djali i tij.
Une nuk mund t’a luftoj dot kete mafie, i thote Diveroli atij dhe shton se: është bere shume e madhe. Kafshet kane dale jashte kontrollit”.

Ne pjesen te kapitullit I, faqe 4-8, permendet se:

Ne 27 Mars 2008 The New York Times publikoi nje artikull ne faqe te pare rreth AEY, nderkohe qe AEY ishte ende ne biznes, ku i citoheshin regjistrimet që Trebicka i kishte bere Diverolit. Ky artikull nuk eshte kundershtuar nga paditesi apo nuk eshte kerkuar nje korrigjim i tij.

Ne 8 Tetor 2008 The Times raporton se Trebicka u gjend i vdekur…

Ne 16 Mars 2011 revista Rolling Stones publikoi nje artikull rreth AEY të shkruajtur nga Lawson nje gazetar investigativ.

Paditesi pretendon se i ka derguar nje e-mail Lawson dhe editorialit te Rolling Stone, por Lawson mohon qe te kete marre nje e-mail te tille, prandaj dhe te dy artikujt tek The Time dhe tek Rolling Stone jane të pandryshuar ne formen e tyre origjinale.

Ne 5 Shkurt 2009 The Broward Palm Beach New Times publikoi nje artikull lidhur me vdekjen misterioze të Trebickes duke iu referuar regjistrimit te fshehte qe Trebiska i kishte bere bisedes se tij me Diverolin, ku permendet që korrupsioni ka vajtur lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij.

Ne Maj 2009 publikohet ne Shqiperi libri i Ardian Klosit “Katastrofa e Gerdeci” ku ai shkruan se i biri i kryeministrit eshte raportuar te kete qene prezent ne marreveshjen midis Pinarit dhe Delijorgjit.

Ne 2010, televizioni Al Jazeera,ne nje emision 30 minutesh raportoi rreth shperthimit te Gerdecit ku midis shume pyetjeve qe kerkonin pergjigje thekson se: djali i kryeministrit dyshohet si i perfshire ne kompanine pas fabrikes se Gerdecit qe nga fillimi.
Paditesi thote se, e ka informuar Al Jazeera per falsitetin e raportit por ai nuk depozitoi nje padi kunder tyre duke bere qe raporti te jete akoma online edhe sot.

Ne 2011 nje liber i titulluar “Bota e hijes” i Andrew Feinstein u publikuar në USA.
Ne ate liber permendet: me e rendesishmja, djali i Sali Berishes, kryeministrit, eshte i dyshuar se ka qene i pershire se paku ne nje takim te Delijorgjit dhe Pinarit, duke cuar në spekullimin se ai ishte i perfshire ne marreveshje.

Po ne 2011, John Withers, ish ambasadori amerikan ne Shqiperi, shkruan nje kabllogram te klaaifikuar qe u shore da nga WikiLeaks.
Ambasadori Withers raporton se: ish shefi i shtabit të ushtrise shqiptare kishte frike per sigurine e tij, duke deklaruar se Paditesi e kishte vene ate nen presion direkt, për te vazhduar furnizimin me municione te kalibrit te larte ne Gerdec, biles pa u vonuar.
Me pas ish shefi i shtabit të ushtrise e kishte mohuar kete gje.

Ne nje kabllogram te dyte, Ambasadori Withers,shenon se: organizatat e Reja ne Shqiperi, kane raportuar me prova rrjedhur nga investigimi i Gerdecit qe, implikojne Paditesin ne korrupsionin e marreveshjes se armeve.

Ne 29 Tetor 2012, Gazeta New Republic, publikoi nje artikull te marre nga New York Times i 2008, lidhur me incizimin sekret te Trebickes, ku permendet edhe djali i Berishes.

Ne piken F permendet se Lawson shpenzoi kater vjet duke bere intervista, ripare dhjetera mijera faqe prova, perfshire dy artikuj te New York Times dhe The Broward Palm Beach New Times, New Republic, kabllogrami diplomatik, librat e Klosit dhe Feinstein,emisionin e Al Jazeera.
Lawson pohoi se gjeti tek Podrizki, nje burim ekstremisht te besueshem dhe se ata i treguan atij te verteten ne menyren me te mire te tyre.

Lawson intervistoi dhe Andi Belliun, nje ish punetor i fabrikes se Gerdecit, i cili e quante Paditesin “Hija” pas ketij projekti të keq.
Belliu shkruan në nje e-mail se: MEICO ishte nje kompani mafioze e stilit shqiptar qe ishte mbeshtetur nga Shkelzen Berisha.

Lawson gjithashtu komunikoi me vajzen e Trebickes se cila i tha atij se: ajo e konsideronte Paditesin si nje te dyshuar ne vdekjen misterioze të babait te saj.
Ajo i tha Lawson se babai i saj i ka thene se: ai ishte larguar nga marreveshja e ripaketimit te municioneve me AEY sepse djali i Berishes e donte ate për veten e tij.

Ne nje interviste ne Televizionin Shqiptar ne 2016, Lawson pohoi se: djali i ishkryeministrit takoi djemte kur ata ishin ne Shqiperi per te rregulluar furnizimin dhe ripaketimin e ketyre municioneve me dyfishin e cmimit qe qeveria shqiptare po merrte.
Keshtu pra, cfare ndodhi me gjithe keto para?
Ok, implikimi eshte i qarte se, djali i kryeministrit … dhe të tjere zyrtare, ishin perfitues të parave qe u derguan jashte tek nje kompani ne Qipro dhe pastaj u zhduken.

Ne kapitullin e III i padituri argumenton se paditesi eshte nje figure publike dhe si i tille ai duhet qe te provoje qarte dhe me prova bindese se i padituri ka vepruar me ligesi ne publikimin e deklaratave te sipercituara.

I padituri argumentoi se, paditesi nuk mund t’a beje kete, duke treguar se deklaratat ishin bazuar ne nje mori provash, perfshire raporte te shumefishta te organizatave te respektuara te lajmeve, te gjitha me te njejten sjellje se: paditesi ishte i perfshire ne marreveshjen e korrupsionit te armeve ne Shqiperi.

Per arsyet e dhena ketu Gjykata bie dakort me te paditurin ne cdo aspekt.

…paditesi thuhet se ka qene ne epiqendren e jo vetem nje por dy marreveshjeve skandaloze të armeve.
E para, ka qene marreveshja me AEY e cila u be subjekt i librit te Lawson;
E dyta, ishte Katastrofa e Gerdecit e cila rezultoi me 26 viktima, qindra të plagosur dhe denimin e Ylli Pinarit…
…paditesi eshte i dyshuar të jete i pershire ne korrupsion lidhur me provatizimin e nderrmarjes shqiptare te energjise, dhe llotarise kombetare shqiptare.(faqe 14).

… ne menyre qe te plotesohen standartet paditesi duhet te provoje se: i padituri ka luajtur me dyshimet serioze rreth vertetesise se akuzave te publikuara, apo ka qene i vetedijshem se akuzat ishin fallse.

Lawson dhe publikuesit e tij ishin dhe kunder insinuatave të paditesit vendoset fakti kritik qe, ne kohen kur u publikua libri i Lawson ne 2015, perfshirja e supozuar e paditesit në marreveshjene armeve ishte tashme nje subjekt i perhapur nga media.

Ne fund te faqes 19, theksohet se: Lawson ishte mbeshtetur tek te dhenat qe atij i dha Podrizki, i cili identifikoi Paditesin ne qenien e takimit te Tiranes.

Lawson intervistoi gjithashtu edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkise se Tiranes, i cili i tha Lawson se: ai besonte se paditesi ishte i perfshire ne marreveshje korruptive me AEY. (Faqe 20)

Megjithate Lawson pohon se ai gjeti tek Packouz dhe Podrizki, nje burim te besueshem.(faqe21)
Ai fuqimisht i ka prezantuar ata tek lexuesit e tij si deshmitare te pakundershtueshem.

Gjykata pasi konstatoi se Paditesi deshtoi te tregoje se i Padituri ka luajtur seriozisht me dyshimet lidhur me vertetesine e akuzave publike, apo ishte shume i vetedijshem se mund te ishin fallse, pranoi mocionin e të Paditurit dhe mbylli ceshtjen”.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*