Header Ad

Categories

Most Viewed

NASHO MEJDIU : PRETENCA E NJË GJYQI DHE ENIGMA E NJË PUSHKATIMI

In memoriam dhe një përshpirtje.Amen!

PROLOG

Ishte për mua një surprizë e këndëshme rënia në dorë i një libri me karakter historik dhe etnografik i historianit , filologut dhe folkloristit të apasionuar Babis ( Harallambos) Mendis nga fshati Kefallovriso( Mexhidje ) i Pogonit në Greqi.Surpriza kishte të bënte me faktin, se për herë të parë mësoja nga një burim i besueshëm historikun e këtij fshati të madh vllahofon dhe surpriza më e madhe ishte se në këtë botim autori ka sjellë aktakuzën dhe pretencën , vendimin e gjyqit, të zhvilluar në Gjirokastër në datat 24 dhe 25 tetor 1975 ndaj një grupi prej shtatë anëtarësh, i cili ka hyrë në histori dhe në arkiva , si gjyqi i vllehëve. Autori ka shkuar deri në Tiranë në Arkivat e shtetit shqiptar dhe ka mundur të gjejë aktakuzën dhe pretencën e gjyqit .Atë që nuk e bëmë të gjithë ne , të cilët , i kemi përjetuar ato ngjarje , që jemi dhe të afërm të shkallës së parë, e bëri një i fisit tonë , por që erdhi nga larg , nga Greqia.Babis Mendis e çoi në këtë ndërmarrje të vështirë pasioni i hulumtuesit , i historianit, ndërsa ne , na ” pengoi” ajo psikoza e frikës së depozituar për vite të tëra, ndoshta dhe nga mendimi se ende ishte herët për të gërvishur plagët dhe arkivat.

-1-
NASHO MEJDI — portreti i një njeriu të mënçur , serioz, kërkues , dhe gjithmonë i pa kënaqur dhe i pa qetë për atë që kërkonte të ishte dhe të arrinte në jetë.

U arrestua jo shumë larg shtëpisë së tij, një shtëpi që të krijonte përshtypjen se aty jetojnë njerëz nikoqirë , të kamur nga puna dhe mënçuria e tyre, në mesditën e datës 23 nëntor 1974 .Lajmi ra si bombë në fshat.Asnjeri në ato çaste nuk mendoi se pas kësaj që ndodhi do të pasonin frika, hamëndësimet, përgjimet, kontributet për ta handakosur sa më thellë të arestuarin, njeriun e tyre,me të cilin kishin kaluar gëzime dhe hidhërime së bashku, që e pyesnin dhe merrnin mendim vështirësitë e jetës dhe problemet e tyre, që e dhe Skorea ( ishte vendosur aty që në vitet tridhjetë), e dëgjonte mëndjen e tij të mënçur për për problemet e fshatit.Në aktakuzë thuhet ” i përjashtuar nga partia” .Nuk e mbaj mënd që të ketë qënë anëtarë partie, ose ndoshta ka qënë shumë.herët dhe po herët e dëbuan që atje , kur i jati, i famëshmi Mite Mejdiu, u shpall kulak.E dhe në aktakuzë theksohet kjo” me origjinë fshatar i pasur, me të jatin ballist, pronar tokash dhe i shpallur kulak” Kur donin që ta handakosnin më thellë një njeri , i vishnin të vërteta dhe të reme.Nuk ka qënë ballist dhe aq më pak pronar i madh tokash , dhe ku, në Pogonin me kodra e male.” Kokëfortë dhe që nuk manifestoi as një shënjë pendese” thuhet në aktakuzë.Këtu po, këto janë të vërteta .Ishte burrë zakoni dhe me karakter solid.Kapriçoz, donte në çdo gjë të ishte i pari, donte që në çdo gjë që ia ngarkonin ta kryente në mënyrë shëmbullore.Në fëmiminë time e mbaj mënd si brigadjer.Në ato vite Skorea kishte tri brigada arash.Nuk e haroj një moment.Ishte koha e korrjeve.Brigada e tij i kishte lëmenjtë mbi shtëpinë tonë.Unë kisha vënë qingjat përpara , i ktheja nga kullota e mëngjesit .Disa gra sapo kishin shkarkuar duajt në lëmë.Ai vinte pas tyre , nga rruga e varrezave.Me sa duket, rrugës kishte parë shumë kallinj .Ishte shumë i zëmëruar.I gjeti në momentin kur iknin në shtëpi , të plotësonin gjumin , për të dalë prapë mbasdite.Ishin pikërisht në një lëm që i takonte Kalemit.Unë u fsheha pas gurit masiv të rrugës dhe dëgjova -Tha sas fao ,tha sas gdharo zondanes an dho ali fora stahia sto dhromo.Thelete na me ndropiasete , na mi vgo proti brigada.( Do t’ju ha, do t’ju rrjep.të gjalla , po pashë përsëri kallinj bë rrugë.Doni që brigada ime të mos dalë e para ?!)
Ato gra punëtore u bënë një grusht.Ishin Hartina , e shoqja, Dhoksia e Dales, Kasiania e Dallës , Kanda e Paspalëve dhe kushërira e tij e parë , Marina.Unë u trëmba dhe u dhashë qingjave dhe kecave dhe u futa në oborin e shtëpisë.E kujtoj kur në mbledhjet e ansamblesë në fund të vitit emri i tij përmendej tek ata të pararojës.Ishte i mirë dhe në ndërtim.E kujtoj gjithmonë me një sëpatë me vete, nuk kthehej nga puna pa një kolonë në supe.Përtej lumit kishte ngritur një plantacion të vogël mollësh, të cilin njerëzit, nga forca e zakonit, e dhe kur ai ishte i pushkatuar i thoshnin ” Stis miles tu Nasho Mejdi” dhe menjëherë kafshonin buzët dhe shikonin se mos midis atyre që e dëgjuan ishte ndonjë i rezikshën.Për herë të fundit në shtëpinë tonë e mbaj mënd në fejesën e vëllait në vitin 1968.I vogël kam shkuar shpesh në shtëpinë e tij.Kishte radio dhe shkoja pas babait për të dëgjuar radio- postën dhe ” Teatri në mikrofon”.Thuajse çdo të diel shkoja dhe dëgjoja ” Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.Për herë të fundit në fshat e mbaj mënd në një ditë gushti në Para, në kohën e korrje – shirjeve.Ishte pranë makinës shirëse .Unë afroja duaj.Drejtori i shkollës po fuste duajt në dunava dhe nga pluhuri mezi njihej.Ai , xha Nashoja , sa më pa më thotë me zë të lartë: Esi pu grafis , grapse ja ton dhjefnindi mas pu dhulevi mes stin skoni- Ti që shkruan , shkruaj dhe për drejtorin e shkollës, i cili punon në mes të pluhurit .( Vonë pas arestimit e kam kujtuar këtë moment.Gjithsesi, ai e kishte sinqerisht.Për karakterin e tij ishin të huaja servilizmi dhe hipokrizia.Egoizmi.dhe kapriçoja po.)Në aktakuzë thuhet se ai ishte si mentoras i vllehve të Pogonit( Skore , Poliçan , Selcë, në Sopik ishin 3 familje dhe në Hllomo 1) , kjo është e vërtetë , por jo për ato qëllime që e akuzojnë, gjoja për krijim të një grupi të gatshëm për çdo eventualitet.Të paktën në Skore të gjitha familjet vllahe i merrnin mendim dhe këshilloheshin me të. Zaten jemi tanët .Unë e kisha kushëri të dytë, kishim 37 vjet diferencë moshe.

-2-

” Armiku i popullit ”

Po të lexosh aktakuzën , bindesh se ajo është shkruar me kujdes, me mjeshtëri, nuk lë asnjë ekuivok e mëdyshje.Kësaj aktakuze i shkon për shtat fjala e greqishtes” τεκμηριωμένη” ( e detajuar dhe e argumentuar).A është e tillë në të vërtetë, apo , ” Ο σκοπός αγιάζει τα μέσα”, thotë një shprehje tjetër e greqishtes.( qëllimi shënjtëron mjetet, metodat) .Këtë nuk do ta mësojmë kurrë.Ajo do të mbetet një enigmë e përjetëshme për të gjithë dhe një brengë gërryese për të tijtë.Të vërtetën e saj e dinë vetëm ata që e hartuan dhe ata që deponuan me hir ose pahir.Zakonisht në kësi rastesh bëheshin dhe pazare midis organeve dhe atyre që po të dëshmonin nuk do të bëheshin pjesë e aktakuzës , ose do ta kalonin kalvarin më lehtë.Dhe në këtë pretencë kalojnë shumë figura me emër dhe anonime që ” i bien lodërtinës” sipas dëshirave të organeve.
Në aktakuzë thuhet se e rekrutuan në.vitin 1956.Ishin dy agjentë të ardhur nga një shtet fqinj.Ata , vllehët e akuzuar, ishin ” pjesë e një rrjeti agjenturor të ngritur nga monarkofshistët grekë” të cilët ” shrytëzuan zëmërimin e disa vllehve , të cilëve regjimi u shtetëzoi bagëtitë pa shpërblim dhe faktit se shumë prej tyre vinin nga një fshat i Greqisë( lehtësisht më e besueshme për masën të qënit agjent).Interesant është fakti se ky grup lidhet në mënyrë retorike me Teme Sejkon.Regjimi nuk mund ta kapërcente atë që ndodhi me admiralin shqiptar.Nasho Mejdiu ishte caktuar( siç) për të punuar në Pogon.Takimi i parë i Nasho Mejdiut me tre agjendët grekë ( vllehë në origjinë) u zhvillua në Skore në vitin 1962, konkretish në Para, në shpatet e Buretos, fare pranë grykës së Selckës.Agjentët grekë erdhën përsëri( 1965) në tokën shqiptare , në vendin e quajtur ” Guva e Paspalit ” në brigjet e lumit të.Skoresë( sa herë jemi strehuar nga shiu dhe nga vapa në këtë guvë të thellë e të freskët në verë!)për të rikonstruktuar rrjetin agjenduror dhe për të dhënë detyra të reja.Një nga këto detyra ishte” Intesifikimi i shpifjeve dhe thashethemeve ndaj kuadrove kryesorë të partisë dhe të shtetit, jo vetëm në Lunxhëri e Pogon , por dhe më gjerë.Pak e çuditëshme kjo.A mund të rrëzohet ose luftohet një rregjim nga shpifjet dhe thashethemet?!Atyre iu ngarkua detyra e pengimit të zgjerimit të kooperativave bujqësore e blektorale, aktet e sabotazhit dhe dëmtimet në të mbjellat dhe në bagëtitë e imta .Nasho Mejdiu” u caktua si korier për të çuar informacionet në tokën greke.Ai kaloi në tokën greke në vitet , 1966, 1969, 1973 .Takimet me agjendët grekë i zhvilloi në fshatin Dholiana të Pogonit grek.Takime të agjendëve me kundërzbulimin e vendit fqinj, këtë herë me të gjithë grupin , u kryen në vitet 1971, 1974.” Këshillat dhe premtimet ” që u dhanë ishin: Të gjallërohen më shumë në mbledhjen e informatave, të kënë kujdes se mos zbulohen nga sigurimi i shtetit, sidomos pas arestimit të dy për tyre, ” Do të vijnë ditë më të mira, fuqitë e mëdha do të sulmojnë Shqipërinë, Vorio Epiri do t’ i kthehet Greqisë dhe ju do të bëheni përsëri τσελιγκάδες, çelnik , me tufat tuaja , pra do të rifitoni parajsën e humbur pas vendosjes së pushtetit popullor në.Shqipëri( A nuk ngjanë këto më shumë si retorikë e një hartuesi të mënçur dhe dinak i aktakuzës , sesa si fakte për të dënuar dikë?!Pas këtyre takimeve grupi agjenturor mbodhi të dhëna me karakter mbrojtës, ,për bunkerët e tunelet, armatosjen dhe vendvendosjen e kuadrove kryesorë partiakë e shtetëror.Ja dhe një fakt që kur e lexon të shkakton ilaritet” …Nikolla Dodi( Kola Dodi, ai njeri i mirë dhe i qetë) , kur ishte bari, 1973- 1974 ,
kishte ” torturuar ” keqazi 5 viça të kooperativës?!Dëshmi kjo që me siguri vinte nga fshati i tij , Selcka.
Për këtë veprimtari agjendurore ata janë shpërblyer me para dhe monedha floriri.Nasho Mejdiu është shpërblyer me 10 lira floriri!!!
Nasho Mejdiu ” e dhe pse gjatë fazës së hetimeve i pranoi akuzat, në gjyq nuk pranoi asgjë.” Megjithë vertetimin e veprimtarisë së tij ai , jo vetëm.që nuk i pranoi akuzat , por nuk dha asnjë shënjë pendese.Disa nga anëtarët e rjetit deponuan vertetësinë e palës akuzuese për lëvizjet e Nasho Mejdiut , faktit se ai ishte takuar me kundërzbulimin e shtetit fqinj në vitet , 57, 59, 62, 63, 65, 67, 71 , 72.dhe se kalonte kufirin dhe se u shpërblye dy herë me nga 5 lira floriri!!!Ai organizoi takimin në Manastir dhe i vuri agjentët që të betohen për devotshmërinë e tyre .Në aktakuzë përmendet dhe i ati, Mite Mejdiu.

Gjyqi , duke u bazuar në nenin 278 të Kodit të procedurës penale ,
: Vendosi
Deklarimin si fajtor të të akuzuarit Nasho( Thanas) Mejdi, i Mites dhe i Sofisë , për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në bazë të nenit 64 – 12 të Kodit Penal dënon me vdekje( pushkatim), me heqjen e së drejtës së votës për 5 vjet dhe konsfiskimin e pasurisë .

Të dënuarit me vdekje kanë afat 5 ditë për të paraqitur kërkesë për falje nga Gjykata e Lartë.

Nasho Mejdiu u ekzekutua më 5 dhjetor 1975, në zallin e Lazaratit , pranë Gjirokastrës dhe jo shumë larg rrugës automobikistike Gjirokastër – Sarandë.

Inrermexo

E mbaj mënd , ishte prill i vitit 1983.Si gjithmonë kur shkoja në Gjirokastër nga Veriu, pas librarive më pëlqente të kundroja qytetin nga oborri tej Pallatit të kulturës.Vura re se nga një derë e hapur hynin e dilnin njerëz.Ndonjë muze i ri , mendova.Por kur mbi derën e asaj dhome vura re një karton mbi të cilin ishte shkruar diçka me shkronja kapitale dhe ku dalloheshin dy ngjyra : e kuqja dhe e zeza.Nda andej ku isha dallova mirë numrin ” 40″.Kurioz prej natyre për çdo gjë të shkruar u afrova.” Ishte një.ekspozitë për 40- vjetorin e e armës së sigurimit të shtetit.Pa kapërcyer ende pragun më ra në sy një karton ku shkruhej” Pamje nga gjyqi i vllehëve” dhe poshtë tij vinin disa fotografi.E njoha menjëherë.Nuk e di në luajti rol pozicioni në qëndër, apo shkëkqimi i prangave, një hekur i trashë, i cili , nën shkëlqimin e blicit ,i tregonte ato, prangat, shumë kërcënuese .Ishte ai, Nasho Mejdiu, ishte fiksuar në një moment ku me sa duket po kundërshtonte, ose mundohej të bindëte trupin gjykues , se nuk janë aspak të vërteta ato që thuhen për të.
Në atë moment isha i vetmi vizitor.Në një të qindën e sekondës më.shkoi ndërmënd që atë foto ta shkulja e ta merrja.Lavdi zotit , para se të veproj ktheva kokën.nga hyrja.Dritën që hynte nga jashtë ma zuri hyrja e një çifti.Më.shpëtuan ata dy të.dashuruar.Do të kisha rënë në burg.Do të më.gjenin.se të nesërmen do të shkoja në fshat.Do të vinte rradha që t’u shkonte mëndja dhe tek unë që kisha ardhur në.fshat ato ditë nga Gjirokastra.E dhe rrugëve të qytetit më.dukej sikur njerëzit më.thoshnin: E dimë seç doje të bëje” !E dhe në.hotel” Zagoria” , deri sa më zuri gjumi.më.dukej se nga çasti në çast do të hapej dera dhe do të më.arestonin.Sa pranë privimit të lirisë që kam qënë!

EPILOG

Sistemi ra.Njerëzit vrapuan nëpër arkiva që të mësonin të vërtetat përse u dënuan njerëzit e tyre.Ata që kishin të afërm të pushkatuar donin.të dinin se ku i kishin.varret njerëzit e tyre.Me fat ishin ata që i gjetën.Të paktën të kenë një vend për t’u bërë përshpirtjet .
E dhe Vasili, djali i Nasho Mejdiut , kërkoi të dinte se ku ndodhej i jati.Ata që dinin diçka , hezitonin.Dikush u tregua njeri dhe u tha se ku.Në gjetjen e Nasho Mejdiut u deshën dy gërmime në zallin.e Lazaratit.Në gjetjen e tij luajti rol.dhe misticizmi.E gjetën.Ishin brënda dhe plumbat, dhe kutia e duhanit, dhe këpucët .U varos me nderime në fshat.Dhe sa e çutishme që është jeta !I mbledh të gjithë në një.vënd ,sa do larg që të.jenë nga njeri – nga tjetri, fajtorë( ata të tjerët) dhe viktimën( Ai).
Dhe jehon gjithmonë një thënie e Tij kur i thanë për dëshirën.e fundit: Jam i pafajshëm.Koha do të më japë të drejtë!

Në një libër të një ish punonjësi të kësaj arme kam lexuar: “U tregua burrë, nuk.pranoi asgjë dhe nuk u pendua për asgjë.Të kalosh kufirin për të.takuar të afërmit e tu , nuk do të thotë që me doemos je marrë me agjenturë.”

Enigma e ikjes së këtij njeriu bëhet më e madhe me kalimin e kohës.Sidoqoftë , Ai mbeti në histori.AMEN!

Është ky shkrim një in memoriam, është një përshpirtje !

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*