Header Ad

Categories

Most Viewed

Drejtësia është shtylla vertebrale e çdo shoqërie demokratike. Sundimi i ligjit dhe pranimi i vlerave dhe parimeve të tij nënkupton besimin tek drejtësia

NGA AVOKAT EDMOND PETRAJ

Që të ekzistojë besimi i qytetarëve tek sistemi, profesionistët e sistemit të drejtësisë duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë besueshmëri. Ata duhet të kenë sjellje të paqortueshme dhe sjellje profesionale shembullore. Duke u nisur nga këto kërkesa të veçanta, në këtë studim kemi analizuar integritetin gjyqësor dhe se si mund të dëmtohet ai nga korrupsioni. Synimi i kësaj sipërmarrjeje është që të arrijë të masë në mënyrë të besueshme
korrupsionin në sistemin e drejtësisë rumune me qëllim që të mbahet pozicioni i duhur ndaj pretendimeve gjithnjë e më relevante që jo gjithmonë kanë bazë të fortë. Është e vërtetë se korrupsioni mund të gjendet në çdo vend, në çdo nivel të organizatave të tij publike dhe private. Megjithatë, kuptimi i tij shpesh njihet shumë pak si nga publiku i gjerë madje dhe nga disa profesionistë të ligjit. Në fakt kjo vlen edhe për nocionet e tjera të përdorura gjerësisht si ‘profesionalizmi’, ‘integriteti’, ‘deontologjia’,
‘shërbimi publik’ ose ‘interesi publik’. Fjala ‘korrupsion’, për shembull, nuk përkufizohet
në legjislacionin vendor për organizimin gjyqësor, në statusin e gjykatësit/prokurorit, në statutin e stafit ndihmës dhe të lidhur me ta, apo në kodet deontologjike të këtyre kategorive profesionale. Kërkimi për fjalën ‘integritet’ (vetëm integriteti moral, natyrisht, jo integriteti fizik apo mendor) vetëm sa i përsërit tre citime me një enumeracion të thjeshtë fjalësh në aktet normative të lartpërmendura. Rregullorja e Vlerësimit të Gjyqtarëve/Prokurorëve parashikon, pa e detajuar, se integriteti duhet të vlerësohet ‘mbi bazën e respektimit të standardeve të sjelljes, sanksioneve disiplinore të zbatuara dhe paanshmërisë’. Në përgjithësi, me pranimin në një profesion ligjor dhe gjatë karrierës profesionale, dy gjërat e vetme që vlerësohen janë aftësia për të mbajtur mend nocionet ligjore, shumica e të cilave madje nuk shfaqen fare në punën tonë, dhe, në rastin më të mirë, mendimi logjik. Nuk janë zhvilluar rrugë të mjaftueshme për të matur forcën e karakterit, vertikalitetin dhe qëndresën ndaj presionit; nuk janë kultivuar rrugë dhe metoda të mjaftueshme për të njohur dhe penguar abuzimin. Veç këtyre, mungesa e aftësive elementare të menaxhimit dhe komunikimit çon në përjetësimin e një gjendjeje indiference ose mos përfshirjeje të anëtarëve të një ekipi në organizatën e tyre.Shpërndarja e pamjaftueshme e informacionit tek publiku për mënyrën se si organizohet dhe funksionon sistemi i drejtësisë shpesh çon në humbjen e besimit dhe në një përhapje artificiale të korrupsionit. Në këtë kontekst, synojmë të trajtojmë një çështje të ndjeshme – korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Është çështje e ndjeshme sepse nuk duhet të ketë korrupsion në sistemin e drejtësisë për sa kohë që sistemi është pjesë e mekanizmit ligjor dhe institucional që supozohet ta luftojë atë. Nga ana tjetër, bindjet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, nëpunësve të gjykatave ose punonjësve të policisë gjyqësore në vitet e fundit, tregojnë se nuk kemi metoda të mjaftueshme për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në sistem. Lënda e trajtuar është e ndjeshme edhe për arsyen se stafi i sistemit të drejtësisë e ka të vështirë të flasë për korrupsionin, meqenëse sistemi ende nuk ka zhvilluar një qëndrim të fortë kundër korrupsionit. Megjithatë, ka mjaft studime, raporte, statistika dhe madje çështje të gjykuara që na mundësojnë të krijojmë një opinion të informuar për korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Kemi zgjedhur të flasim për ‘sistemin e drejtësisë’ sepse kjo punë përfshin jo vetëm gjyqtarët/prokurorët, por edhe policinë gjyqësore, avokatët, nëpunësit

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*