Header Ad

Categories

Most Viewed

VRASJA E AVOKATIT TË SHULLAZIT NË MES TË ELBASANIT, POLICIA JEP DETAJE

Vrasja e avokatit të Shullazit në mes të Elbasanit, policia jep DETAJE
Dalin detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:35 në qytetin e Elbasanit.

Persona ende të paidentifikuar ka qëlluar me armë armë zjarri me silenciator avokatin Ravik Gurra.

Dyshohet se autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me motor në drejtim të kalasë së Elbasanit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Gjithashtu një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Kujtojmë se Gurra ka qenë avokat në disa prej gjyqeve më të bujshme në vend, raporton Newsbomb.al. Ai ka qenë avokat mbrojtës i Emiljano Shullazit, avokat mbrojtës në gjyqin ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi” si dhe avokat mbrojtësi i tre prej të akuzuarve në gjyqin ndaj ish krerëve të ARRSH për korrupsion në rrugën Elbasan-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*