Header Ad

Categories

Most Viewed

Një shoqëri ujqish nuk ndërton Demokraci! Çështja eshte çfarë do bëjë populli shqiptar për të shpëtuar nga jeta e ujqërve?

Nga : Engjëll Gishti

Nuk ka portal, gazete apo faqe fb e cila nuk vjell vrer kunder te gjitha partive politike shqiptare qe kane qeverisur keto 27 vite te “demokracise”! Dhe me te drejte! Jemi vendi me i pasur me burime ne Europe, dhe ekonomikisht me i varferi i saj! Pse? Si eshte e mundur? Pergjigja eshte e thjeshte dhe sintetizohet vetem ne nje fjale: vjedhje! Cdo marredhenie njerezore ne Shqiperi sot, kushtezohet nga korrupsioni dhe vjedhja! Duket sikur shqiptaret nuk dine te jetojne ndryshe, perpos se duke vjedhur! Kemi 27 vite qe jetojme duke vjedhur e ne keto 27 vite, shqiptaret ende nuk e kuptojne dot se asnje shoqeri nuk pasurohet duke vjedhur; se asnje shoqeri as nuk mund te jetoje duke vjedhur! Pse? E thjeshte: sepse nuk ta lejon matematika! Dikur ne i kishim 3 – 4 hajdute pulash ne lagje te cilet kishin manine e vjedhjes, por ata njiheshin dhe ishin shume pak! Kjo ishte nje vjedhje “normale”! Anormale eshte situata e sotme kur te gjithe shqiptaret duan te vjedhin! Por te vjedhin ke? Duke vjedhur, mund te jetojne vetem dy tre hajdutat e lagjes sepse nese te gjithe jane hajduta, vjedhja do beje vetem xhiron tek te gjithe, dhe keshtu ne vend qe te perfundojme hajduta, do perfundojme te vjedhur! Kjo situate i ka gjetur shqiptaret sot! Kujtojne se, duke imituar politikanet, jane bere te gjithe hajduta perfitues si ata, por ne fakt ata jane bere te gjithe viktima! Sepse ata 3 – 4 hajdutat e lagjes qe kishim dikur, si hajduta qe ishin, e kuptuan me shpejt se ne, se duke kapur pushtetin mund te vidhnin shume me shume! Keshtu, kur ndodhen ndryshimet demokratike, te gjithe hajdutat u bashkuan dhe u hodhen te paret si “demokrate te flakte” per te shkaterruar dhe vjedhur te gjithe pasurine e kombit, e duke lene qe disa therrime ti vidhnin edhe pasuesit e tyre! Kjo ka qene filozofia ekonomike e “politikaneve” ne keto 27 vjet: vidh te vjedhim! Per fat te keq, kete menyre sjelljeje te politikes se Shqiperise Londineze, e imituan menjehere edhe politikanet e Kosoves, Maqedonise e me gjere ne shqiptari!

E kam thene edhe shume here te tjera se fitoria me e madhe e kesaj klases sone politike, eshte se ajo e difuzoi imazhin e vet hajdut duke e paraqitur ate si model suksesi duke synuar te na beje si vetvetja! Ne fakt, edhe sot degjon te thuhet mes shqiptareve “filani eshte mafioz” ne kuptimin se “eshte i zoti” e jo ne kuptimin e denimit te tij! Cfare tregon kjo? Na tregon se e gjithe shoqeria shqiptare (ose nje pjese e madhe e saj) ka degjeneruar ne hajdute te rendomte njesoj si klasa politike qe e udheheq! Dhe kjo eshte vetevrasja me e madhe mes shqiptareve! A e dini pse? Sepse keshtu, cfaredo partie qe do lind nga kjo shoqeri shqiptare, do jete nje imitim i dy apo tre partive te medha! Dhe te tilla parti ne kemi pare me dhjetra! Jane mbi 160 parti politike ne Shqiperi! Cfare ndryshimi kane sjelle keto parti “te reja” ne Shqiperi!? Asgje! Madje duhet thene se kane sjelle vetem zhgenim e mosbesimin e shqiptareve! Pra kane sjelle vetem dem, ndaj do ishte me mire per shoqerine tone qe keto parti te mos ishin formuar fare! Por mosformimi i partive te reja, na con ne monopolizimin e pushtetit ne partite ekzistuese, cka dmth na con ne nje regjim shume te ngjashem me ate qe rrezuam! Ne fakt, per shqiptaret e mjere nuk ka ndryshuar shumecka, sepse nga nje parti u qeverisen per 50 vite (madje edhe ne kohen e Mbreterise, perseri nga nje “parti” u qeverisem), e po nga nje parti po qeverisemi ako ma sot; vecse sot jane dy parti e gjysem qe kane nderuar disa here portat! Por rezultati per shqiptaret eshte i njejte: ata sundohen nga nje prej dy partive shume te ngjashme me njera-tjetren, te dyja njesoj hajdute e njesoj bajraktare, ku ndryshimi i vetem midis tyre eshte vetem emri PD, Ps apo LSI!

Te gjitha keto, shqiptaret i kane te qarta dhe po i thone nga me shume se 10 vite, por kur vjen puna e votimit, po keto parti e fitojne pushtetin! Pse? Sepse keto parti mafioze dhe antidemokratike kane bere edhe nje kod zgjedhor qe favorizon vetem ato te dyja! Te gjithe shqiptaret e dine kete gje; edhe nderkombetaret e dine kete gje! Shqiptaret, tashme te sigurt se nuk kane forca te shpetojne nga sundimi mafioz, ose ja mbathin neper bote, ose ata qe se kane as kete mundesi, i kthejne syte nga ambasadat e huaja! Por sic na thoshte Churchil “demokracia eshte nje sistem shume i keq, por ne nuk njohim nje sistem me te mire se ai per te aplikuar!” Pra, nderkombetaret, me gjithe deshiren e mire per te na ndihmuar, nuk mund te kerkojne ndryshimin e ketij sistemi politik qe ne kemi, pikerisht sepse nuk ekziston nje sistem me i mire se ky! Ndaj e vetmja gje qe mund te bejme, eshte qe te permiresojme kete sistem qe kemi! Dhe per ta permiresuar kete sistem, duhet nje lufte jo e vogel nga cdo qytetar, por mbi te gjitha duhet nje kulture jo e vogel demokratike nga cdo qytetar luftetar i cili perpiqet ta ndryshoje kete shoqeri! Nese ne do kemi nje shoqeri te perbere nga qytetare me kulture europiane, keta hajduta politikane qe ne kemi, nuk mund te rine asnje legjislature ne ate parlament! Por, sic e thashe pak me larte, keta hajduta politikane e dine shume mire se nese ne sillemi si qytetare ata i kane ditet e numeruara: ja pse ata perpiqen te perhapin moralin e tyre mafioz ne menyre qe te na bejne si veten e te na lidhin pas qeres se tyre! Ne momentin qe ne joshemi nga korrupsioni i tyre, ne kemi varrosur vetveten! Dhe duhet te kemi forcen morale te brendshme qe ta pranojme se kjo ka ndodhur ne nje mase te madhe te shoqerise shqiptare! Ndaj jemi ne kete gjendje qe jemi!

Por duhet te themi se vitet e fundit, ka nje lloj ndergjegjesimi te shqiptareve! Ka nje demaskim te kesaj klase politike dhe ka nje kerkese per nje klase te re politike! Kete na e tregojne shifrat! Ne votime, shkon me pak se gjysma e qytetareve me te drejte vote, por le ta shtojme e te themi se shkon 50% e shqiptareve maxhore! Gjysma tjeter qe nuk shkon, pa dyshim eshte kunder kesaj kalse politike. Nga votuesit aktive, rreth 60% e tyre (qe dmth 30% e totalit) nuk voton me Partite e medha, por votojne partite e vogla te cilat te gjitha bashke do formonin bashkimin me te madh politik ne Shqiperi! (Per kete arsye ato u perpoqen te krijon Polin e trete, por pa sukses). Pra, per tre partite e medha, ngelet vetem 40% i 50%-shit qe dmth vetem 20% e votuesve shqiptare! Nga keta, Ps merr rreth 9%, Pd merr rreth 7%, 2% i merr Lsi e 2% i marrin partite e vogla ne kualicion (Pdiu, PR etj). Pra, sado paradoksale qe te duket, shoqeria shqiptare sot sundohet nga ky 9% i mallkuar, pra saktesisht aq sa eshte edhe nje bande hajdutesh e krahasuar me shumen e atyre 3 – 4 hajduta ne cdo lagje apo fshat qe ne rang Republike bejne 8- 9% te popullsise!

Jane kaq pak dhe ne nuk i shkulim dot? Po! Ata jane kaq pak dhe ne nuk i shkulim dot! Pse?
Kryesisht per fajin tone! Sot, degjoj shume qytetare rrugeve te Tiranes qe thone: “nuk po del ndonje qe ti shkojme pas e ti shporrim keta horra!” A e dini se cfare dmth kjo? Kjo dmth se ky popull ende nuk e ka kulturen demokratike! Kjo dmth se shqiptaret e ndershem qe gjithesesi duan nje shtet te ndershem ligjor, po presin nje lloj Skenderbeu qe ta marre me shpate kete klase politike e ta qerroje nga faqa e dheut!
Jo te dashur vellezer! Demokracia nuk eshte dhune, por eshte kulture! Keta politikane, edhe Skenderbeun do e fusnin ne burg nese do ngrihej me shpaten e tij! Dhe me te drejte! Sepse ai do thyente ligjet e demokracise! Na e kane lene amanetin baballaret e kombit tone (Faik Konica): “shqiptaret do arrijne te ndertojne nje shoqeri europiane kur te mos marrosen me pas personave, por te dashurojne idete!” Ndersa ne shqiptaret akoma nuk shohim se kush person afron idene, por shikojme te gjejme nje figure madheshtore! Harrojne te mjeret shqiptare se figura madheshtore eshte edhe imponuese, pra antidemokratike, ose lehtesisht te trasformohet ne te tille! Nga kjo sindrome kemi vuajtur perhere e jo vetem ne keto 30 vite! Pra shqiptaret do shpetojne nga kjo kalse politike kur ne mes tyre ti vene gishtin nje dikujt te barabarte me ata, nje njeriu te tjeshte i cili u sjell nje mesazh te thjeshte, por te drejte: “te bejme nje shoqeri europiane te bazuar ne nje shtet te se drejtes!”

U duket cudi shqiptareve sot se pse ne kemi kaq shume tradhetare! U duket cudi se perse kaq shume shqiptare behen greke, serb, italian, amerikan e deri kinez! Dhe a e dini pse? Sepse drejtuesit e shteteve si Serbia, Greqia etj jane drejtues shume te mire per popullin e tyre! Pavaresisht se ndaj Shqiperise dhe Kosoves ata ndertojne politika jo paqesore, brenda vendit te tyre ata kane ndertuar shoqeri sociale shume me te mira se sa shoqerite tona! Dhe ne kete rast nuk po flas vetem per nivelin e mireqenies ekonomike! Ne Serbi, Greqi etj, nuk ta rremben pronen kush, sepse atje qytetarin e mbron ligji! Ne Serbi, Greqi etj, nuk vdes njeri per buke, sepse shteti kujdeset per me te varferit. Ne Serbi, Greqi etj, nuk ka rroga minimale me 150 euro, pra nuk ka punetore qe shfrytezohen me keq se sa skllavi ne kohen e Romes se lashte, por ka politika sociale te cilat ndertojne nje shoqeri paqesore per te gjithe! Ne Serbi, Greqi etj, edhe me te pasurit e tremben ligjit dhe forces se tij ndeshkuese, ndersa ne Shqiperi ne kemi vetem nje sulltanat ku sulltani ben si tja doje kokra e qejfit me te gjithe buxhetin e shtetit! Per kete arsye, shume shqiptare (kryesisht ortodoks ne Jug), te lodhur nga keqtrajtimi i shtetit shqiptar, pranojne te behen greke dhe i japin fund kesaj “luftes se ujqerve” qe ne kemi ndertuar ne shoqerine tone! Sepse Greqia, edhe brenda territorit tone, i merr ne mbrojtje ata qe deklarohen greke dhe kerkon ti mbroje nga kjo lufta e ujqerve te cilen ben c’eshte e mundur te na e imponoje neve ne menyre qe ne te lodhemi e per pasoje, ose tja mbathim nga Shqiperia, ose ti nenshtrohemi asaj! Sa per rrugacet tane qe ne kemi si politikane drejtues, ata jane kryeujqerit e shoqerise sone, ndaj ose nuk e ndjejne, ose nuk duan tja dine fare per kete lloj poplitike qe lozet ne kurriz te te gjithe popullit shqiptar!

Ceshtja eshte cfare do beje populli shqiptar per te shpetuar nga jeta e ujqerve? Une ju them: eja ta ndertojme bashke nje jete te re me nje moral te ri! Kjo eshte e vetmja rruge e shpetimit te mos shqyheni nga ujqerit, apo te mos beheni ujq!

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*