Header Ad

Categories

Most Viewed

I hyjnë shqiptarët ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe e bëjnë si sytë e tyre që t’u pëlcasin

Tek shikoja panelin gjate një trajnimi të EURALIUS për ndryshime e KPrC sot tek Tirana International me miqtë dhe kolegët e mi mendoja ça dreqi ka ky vend që me zor po ecën.
Se ç’ka një gjë që nuk funksionon me shqiptarët.
I hyjnë një punë dhe e mbarojnë mbrapsht.
Fillojnë të ndërtojnë një shoqëri socialiste dhe përfundojnë në një nga diktaturat më të turpshme të kontinentit.
Injorante, barbare, antinjerëzore, kokë-e-këmbë diçka e shëmtuar, joefikase, banale, me një fjalë një monstër.
Shëtis ndonjëherë të dielave nëpër pazaret e gjërave të përdorura të Berlinit Lindor dhe gjej gjithfarë botimesh të epokës socialiste gjermano-lindore.
Më duken edhe të njohura edhe të huaja sa s’ka më.
Sikur vijnë nga një dynja e paralele.
Njerëz që jepnin e merrnin për një kauzë të dështuar, por me ambicien për t’i bërë gjërat si duhej.
Njerëz jo vetëm besnikë të një kauze, por edhe që i besonin asaj.
Njerëz me aspirata në një qorrsokak.
Kthej kokën në Shqipërinë Socialiste dhe pataksem nga ai shtet mostër, gjakatar, mesjetar.
Më shpifet nga ajo gënjeshtër aq e madhe.

I hyjnë shqiptarët ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe e bëjnë si sytë e tyre që t’u pëlcasin.
Përsëri një monstër.
Një saraj.
Një batak.
Një gënjeshtër e madhe sa Shqipëria vetë.
Një turp mbi faqe të dheut.
Një puçër.

Unë besoj se Shqipëria ka dy probleme vdekjeprurëse.
I pari është karakteri mizerje i njerëzve hipokritë, servilë, oportunistë, orientalë turkoshakë, ballkanas të kategorisë së fundit fare, pa din, fe e iman.
Njerëz të paaftë për të kultivuar asnjë lloj ndjenje sociale integruese, dinjitoze progresive.

Njerëz lecka e frikacakë.

Problemi i dytë.
Nga ky llum dalin gjithfarë krimbash, lëtyrash, vemjesh e sëmundjesh dhe zënë bashin i vendit, që vdesin në krevat e shqiptarët pastaj i qajnë si mbretër.
Enver Hoxha i pari,
Sali Berisha i dyti.

Ky i dyti, kjo lloj bezdie historike, ky hajdut ajri nuk e ka pasur asnjëherë në plan ndërtimin e asaj Shqipërie që shohim në ëndërr.
Ky ua ka vjedhur sy për sy e ditën për diell si të parën (Shqipërinë) ashtu edhe të dytën (ëndrrën).

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*