Header Ad

Categories

Most Viewed

7 Receta te Shendetshme te Lengjeve

postime24.com ka gjetur disa receta lengjesh shume te mira ne Pinterest qe do ti ndaj me ju te gjithe! Lengjet kane shume dobi shendetesore perveç asaj te spastrimit te brendshem qe permendet shume diteve te sotme. Nese ke shtrydhese apo blender ju shume lehte mund ti beni keto receta. Thjesht merr te gjithe perberesit dhe futi ne shtrydhese apo blender. Nese perdor blender atehere e gjitha qe ju duhet te beni eshte ti shtoni nje ne te katerten e nje gote me uje (1/4) dhe pastaj kullo lengun. Me mire do te ishte nese ke shtrydhese sepse jane me efektive. Me keto receta te shijshme ju do te arrini te keni lekure me te paster, mendje me te kthjellet, zvogelim te fryrjes, zvogelim te deshires per embelsira, permireson nivelet e sheqerit ne gjak dhe forcon sistemin e imunitetit. Lengu thjesht ju bene te ndiheni me mire dhe besoj se do te ju pelqej perzierja e shume shijeve. Provo disa nga keto receta qe mendojme se vertet do ju pelqejne.

1. Leng i Gjelber
Ky lenge behet nga disa perberes klasik dhe duhet te jete njera nga recetat me te mira! Ky leng i gjelber shume i shijshem eshte perplot perberes ushqimor pastrues, energjik dhe alkalike, me plot vitamina, minerale dhe antioksidues. Duke shtrydhur ne vend se te perziesh me blender perberesit ushqimor me shpejt futen ne rrjedh gjaku dhe fibra nuk nderhyne ne absorbimin e tyre (ashtu qysh nderhyn kur perzien me blender). Ky leng behet nga molla e embel dhe spastruese, laker jeshile spastruese dhe qetesuese, xhenxhefil i mire per tretje dhe luftues inflamacioni dhe dhimbjeve, selino per te permiresuar shtypjen e gjakut dhe zvogeluar dhimbjet dhe fryrjen, dhe me e mira nga te tjerat: spinaq per te dhuruar ty hekur, magnez, proteina dhe Vitamine E! Ke kujdes me xhenxhefil, duhet te perdoresh vetem 2.5 cm nga rrenja e xhenxhefilit e jo te teren ngase perveç qe i humb shijen lengut mund ta besh ate shume djeges.

Perberesit:

2 Molla te gjelbra
4 shtaga selino
2.5 cm rrenje xhenxhefili
1/2 e nje kastraveci
2 filxhan (ene) me laker jeshile
2 filxhan (ene) me spinaq

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, hedh lengun ne nje gote dhe kenaqu!

2. Lengu Ilaç Mrekulliberes
Ky leng eshte njeri nga me te pelqyeshmit per shkak te ngjyres pink vibruese qe ka. Ne kete recete, rrepa jane yll i perberesve, dhe nuk ju fajsoj nese hamendesh te perdoresh apo jo rrepat ne leng. Duhet te fillosh me vetem 1/4 e nje rrepe duke e shtuar gjersa perdor tere rrepen. Rrepat jane tjet te mira per spastrim te melçise, shtim energjie, pushim te dhembjeve dhe tonifikim te lekures. Pasi ato vetvetiu jane te embla ato keshtu ndihmoj ne shtim te shijes te kesaj recete kur kombinohet me molle. Perdor molle te gjelbra ne vend te te kuqeve per sasi me te ulet te sheqerit dhe ne kete menyre ju ndihmoni ne balancimin e shijes se rrepave dhe karotave. Karotat jane burim i shkelqyeshem i magnezit dhe vitamines A. Vitamina A eshte perberesi ushqimor me i mire per te pasur lekure te paster dhe largim te akneve. Magnezi ne anen tjeter ndihmon ne zvogelimin e stresit dhe ndihmon sherimin e muskujve. Selino eshte i mire per konsum te Vitamines K dhe per shtypje gjaku te shendetshem, gjersa limoni gjelber dhe xhenxhefili vertet i japin ketij lengu nje shtytje si spastrues i brendshem. Per nje lekure te shendetshme dhe shndritshme ky leng eshte favorit.

Perberesit:

1 rrep
1/2 (gjysme) molle e gjelber
3 karota organike medha
5 shtaga selino
1 limon te gjelber
1.6cm boç te rrenjes se xhenxhefilit

Udhezimet:

Njejte si ajo me pare… Shtrydh te gjitha se bashku, hedh ne nje gote dhe kenaqu!

3. Leng Citrus dhe Karrot
Lengu karotes eshte receta klasike ne boten e lengjeve dhe shume njerez kane shtrydhe karota çdo dite per vite me radhe gjate gjithe historise per shkak te sasise se larte qe kane me Vitamina A, C dhe E, qe te gjitha forcojne imunitetin dhe ndihmojne kunder plakjes. Lengu i karotes eshte gjithashtu tejet spastrues dhe njekohesisht ka shije te mire! Ne kete recete ju po rrisni sasine e antioksiduesve duke shtuar Vitamine C nga portokajte dhe grapefruti, qe gjithashtu ndihmon ne ulje te insulines ne trup tuaj. Xhenxhefili ndihmon ne tretje dhe shton nje shije te mire ne kete recet.

Perberesit:

12 Karota
1 grapefrut
2 portokaj te vegjel
1.7cm boç xhenxhefili

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, hedh ne gote dhe kenaqu!

4. Lengu Sherues i Pagjumesise
Nese ke probleme me gjume, provo kete leng para darkes ose pas nje darke te leht. Ky leng eshte i pasur me perberes si spinaqi, lakra jeshile dhe rrepat dhe keshtu ju ndihmon me shpejt te ju ze gjumi per shkak te sasise se larte te magnezit ne to. Magnezi eshte relaksues natyral i muskujve dhe gjithashtu ndihmon ne relaksimin e mendjes, keshtu duke ju futur me shpejt ne gjume. Kjo recete eshte vetvetiu mjaft e embel por perveç tjerash mjaft spastruese dhe ushqyese.

Perberesit:

1 filxhan spinaq
1 molle
2 shtaga selino
2 flet nga lakra jeshile, dhe
1 rrepe

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, hedh lengun ne gote dhe kenaqu!

5. Lengu Energjik
Nese ke probleme te zgjohesh dhe tia fillosh dites me deshire ngase te mungon energjia, atehere beje kete leng sa me shpejt. Ky leng eshte perplot perberes energjik dhe antioksidues te fuqishem per ti dhene tere trupit tuaj energji. Perveç tjerash eshte i mire edhe per te zvogeluar fryerjen dhe mostretjen, te cilat ashtu si e dime, mund te jene shterues te energjise. Ky lenge gjithashtu ka si perberes edhe te fuqishmen uthull molle, qe do ti shtosh lengut pasi te shtrydhesh gjithçka. Uthulla e molles eshte shume e mire per te ulur dhembjen e nyejve, ndihmon tretjen, shton energjine dhe eshte perplot me vitamin C. Sigurohu te gjesh uthull molle organike se keto jane perplot antioksidues dhe materie ushqyese.

Perberesit:

2 Molla
2 Kastraveca
8 shtaga selino
1 boç xhenxhefil
1 kanelle
2 luge gjelle me uthull molle organike

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, hedh ne nje gote, hidh dy luge uthull molle organike, perziej dhe kenaqu!

5. Lengu Natyral i Gjelber Ç’fryres
Nese po kerkon te largosh fryrjen pas nje jave, fundjave ose nje nate te rende nga ushqimi dhe pija e tepruar, atehere pi kete leng! Ju gjithashtu do te ndjeni lehtesim te dhimbjeve dhe shtim te niveleve te energjise pas pirjes se lengut. Nese je fillestar sa i perket shtrydhjes pemeve dhe perime per te bere lengje atehere ky leng i gjelber eshte fantastik. Materiet ushqyese dhe antioksidues nga lakra jeshile jane aq te fuqishem aq sa ju menjehere ndjeni magjine e tyre pos te pini. Lakra jeshile eshte e pasur me magnez, hekur, proteine, Vitamina A, C dhe E, dhe klorofil. Ushqimet tjera si limoni, xhenxhefili dhe selino ndihmojne ne spastrim te brendshem, zvogelojne shtypjen e gjakut dhe fryrjen e gjithashtu ofrojne sasi te mjaftueshme me vitamin C, K dhe perberes tjere miqesore per tretjen.

Perberesit:

1 kastravec
3 shtaga selino
1/2 (gjysme) limoni
1 flet lakre jeshile
1 molle te gjelber

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, derdh lengun ne gote dhe kenaqu!

7. Lengu Energji Shtues
Kjo recet lengu eshte i embel dhe ka gjithçka nga pak. Se pari ka ananasin qe eshte i pasur me vitamin C per te mbajtur sistemin imunitar dhe lekuren tuaj ne top form. Plus, ananasi njihet mire per aftesin e tij ne zvogelimin e fryerjes pasi qe permban enzim te fuqishme te njohur si bromelain qe ndihmon tretjen. Edhe mentoli eshte diçka qe do perdorim ne kete recete perveç tjerash per ti dhene shije freskuese dhe permiresuar tretjen. Mentol eshte i pasur ne perberes qe zvogelojne stresin, fryerjen, mostretjen dhe zvogelon deshiren per te ngrene. Molla ketu shtohet per te rritur sasin e Vitamines C dhe perberesit tjere antioksidues, e pse jo edhe per ti shtuar shije lengut. Dhe mos te harrojme karotat! Karotat, ashtu si veç tani e dini, jane perberesit me te fuqishem per shtrydhje. Nese vuan nga nivele te uleta te sheqerit ne gjak atehere rekomandojme te shtoni me shume karota se sa ananas dhe molle ne kete recete, apo te shtosh perime te gjelbra tjera si spanaqi apo laker jeshile. Edhe selino eshte nje perim tjeter shume i mire qe mund ti shtosh ketij lengu per te balancuar shijen. Sidoqofte, ky lenge do shtoj nivelet e energjise tek ti shume me shume se nje filxhan kafe!

Perberesit:

1/2 (gjysem) ananasi
3-4 flet mentol
1 molle
4 karota te medha

Udhezimet:

Shtrydh te gjitha se bashku, hedh ne nje gote dhe kenaqu!

Na pelqen te kemi ide nga te tjeret rreth recetave. Keshtu qe nese shtrydh dhe bene leng atehere na trego se cilet jane perberesit tuaj favorit? Lirisht ndaj me ne recetat apo idet se çka mendon se do te bente nje leng te mire!

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*