Header Ad

Categories

Most Viewed

Në statistikat e bëra rreth zgjidhjeve të martesave diagrama treguese ka marre një drejtim të direktë për shkatërrimin e familjeve shqiptare

Martesat dhe Divorcet
Kohet e fundit ne Shqiperi dhe Kosove rritet shume numri i divorceve. Ne statistikat e bera rreth zgjidhjeve te martesave diagrama treguese ka marre nje drejtim te direkte per shkaterrimin e familjeve shqiptare.
Arsyet qe shtojne ndarjen e nje cifti jane nga me te ndryshmet, dhe une mundohem te sjell disa arsye te cilat kane te bejne me lidhjen e marteses deri ne zgjidhjen e saj:
1. Martesat e bardha.
Ato martesa te cilat jane lidhur per arsye te ndryshme, pervec arsyes per krijimin e familjes. Ketu mund te permendim lidhjen e martesave per efekte dokumentash. Nje cift i cili ka bere nje celebrim per te perfituar nje leje qendrimi si bashkeshort/e i dikujt qe ka te drejta ne BE, si dhe martesa me shtetas te huaj duke pretenduar keshtu edhe nenshtetesine. Keto martesa jane krijuar per te mos funksionuar.
2. Martesat nen moshe
Martesa te tilla bazohen ne dy fakte: a) Kur keto martesa behen me shkuesi, ku ne te shumten e rasteve jane vajzat ato qe martohen qe 15 vjece, duke u detyruar keshtu qe pas nje dasme familjare te behet edhe nene……b) Kur martesat behen ne kushte detyruese, per shkak te kryerjes se maredhenieve seksuale pa masa mbrojtese dhe pa eksperiencen perkatese. Nje veprim i tille percjell ciftin ne nje shtatzani te padeshiruar.
Ne te dy keto rastet a) dhe b) kemi nje martese zyrtare per shkak te nje femije qe vjen ne jete, dhe te mos ekzistoje i lindur jashte lidhjes martesore. Por ne shumicen e rasteve keto martesa nuk jane te bazuara ne parimet themelore te nje martese te suksesshme, prandaj edhe rrezikohen nga divorcet.
3. Martesat te cilat i kane rezistuar kohes
Keto martesa kane pasojat me te medha. Jane martesa te cilat sido qe te jene lidhur, pasojat nuk jane vetem te ciftit qe ndahen, por edhe femijeve te tyre. Nje femije lidh dy persona me shume, dhe pas cdo veprimi qe kryhet per zgjidhjen e nje martese gjithmone paramendohet per femijet e ardhura gjate lidhjes se marteses. Disa arsye qe udheheqin nje divorc te tille: Tradhetia ne cift, qe zakonisht ishte tipar i burrit, por tashme gjinia femerore ne zonat Shqiptare eshte zgjuar.Nese dikur nje grua ishte e bindur qe burri i saj e tradheton dhe ne heshtje e pranonte, tashme kjo gje ka ndryshuar. Grate shqiptare nuk lejojne qe burrat e tyre te bejne nje gje te tille, duke cilesuar se tradhetia eshte e kohes se shkuar. Ketu duhet te shtojme edhe dhunes qe ushtrojne ne shume zona shqiptare gjinise femerore. Edhe ne kete rast femrat kane ngritur koken, duke mos pranuar trajtimin e tyre si ate te kafsheve. Gjithashtu permendim perparimin e gjinise femerore, nuk mund te perjashtojme faktin qe edhe pse te martuara dhe me femije, behen edhe fajtore te zgjidhjes se nje martese, duke besuar nje fjale apo nje premtim arrijne ne sakrifikimin e familjes se tyre.
4. Martesat bashkohore
Keto martesa nuk jane te perhapura shume ne Shqiperi,Kosove por sido qe te jete martesat qe krijohen ne baze te nje kontrate apo deklarimi nga ana e ciftit, nuk do te vonojne te shfaqen ne zyrat e gjendjes civile. Gjithsesi duhet te pranojme se keto lloj kontratash jane njesoj me bisedat familjare qe bejne gjate lidhjes se nje martese, vetem se nuk percaktohet afati i marteses, pra qe ajo te skadoje ne nje periudhe kohe, si dhe nuk shkruhet dhe firmoset, sic behet neper kontratat bashkohore.
5. Martesat moderne ( te internetit)
Besoj kohet e fundit keni degjuar per nje martese, per te cilen keni pyetur se si jane njohur, dhe pergjigja qe keni marre ka qene ” ne facebook” . Eshte e vertete, Facebook-u, twiter, skype, dhe programe te tjera te internetit jane nje nder menyrat e lidhjes se dy a me shume njerezve. Per kete jemi deshmitare te gjithe. Por ketu do doja te permendja se keto menyra dhe metoda te internetit mund te bashkojne dy njerez ashtu sikurse mund edhe ti ndajne shum lehte.
Martesa eshte e nevojshme per te gjithe ne, pasi ashtu sic ne lindem nga nje cift (nena+babai) ashtu do ndjejme nevojen per te krijuar folene e ngrohte te mbushur me dashuri dhe perkujdesje dhe te gatshem per te krijuar dhe perpunuar pasardhesit tane. Jeta vazhdon…..Nje martohet dhe njeqind terbohen.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*