Header Ad

Categories

Most Viewed

Jetesa në natyre dhe shëndetshmëria e saj

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga “Friends of Earth Group”, personat që jetojnë afër natyrës janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Pas eksperimenteve dhe studimeve të shumta, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit të cilët jetojnë afër natyrës , siç janë pemët, parqet dhe hapësirat tjera të gjelbra janë më aktivë dhe më pak të prirë të jenë mbipeshë ose të kenë probleme me depresion.

Ecja në hapësira të gjelbra konsiderohet si një mënyrë natyrale për lehtësimin e shqetësimit dhe depresionit.

Kjo për shkak se shpenzimi i kohës me “Nënën Natyrë” ju ndihmon t’i mposhtni mendimet negative të cilat krijojnë humor të keq.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*