Header Ad

Categories

Most Viewed

Gishtat e këmbëve të infektuar, heqja e mykut me vajin e pemës së çajit

Infeksion fungal është një sëmundje që zakonisht prek lëkurën, por mund të ndikojë edhe në organet e tjera.

Ai shkaktohet nga organizmat fungale, ku përfshihen kërpudhat, myku, dhe majaja.

SIMPTOMAT

Simptomat e lehta përfshijnë njolla dhe ënjtje në thonj dhe zonat përreth tyre; lagështi, njolla të kuqe mbi pjesë të ndryshme të trupit; dhe një shkarkesë me erë të keqe nga vagina.

Simptomat e rënda mund të prishin funksionimin normal të organeve dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

SHKAQET

Infeksionet fungale janë më të zakonshme dhe/ose të rënda te njerëzit që përdorin ilaçe me antibiotikë për periudha të zgjatura, ose të cilët përdorin kortikosteroide, barna immunosuppressante (që përdoren për të penguar funksionimin normal imunitar), apo contraceptive; si dhe te njerëzit me kushte të tilla si obeziteti, AIDS dhe Diabeti mellitus.

Njerëzit në kategorinë e fundit duhet të kërkojnë trajtimin e duhur mjekësor për gjendjen e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë, trajtimin e vetë infeksionit fungal.

Në vijim do të mund të njiheni me disa trajtime shtëpiake për infeksionin fungal, sidomos nëse e keni në gishtat e këmbëve ose thonj.

Gjithsesi, këto trajtime janë efektive kudo që e keni infeksionin fungal në lëkurë; shërim të shpejtë!

AROMATERAPIA

Image result for tea tree oil

Vaj i pemës së çajit (Tea tree), i aplikuar mbi zonën e prekur, mund të ndihmojë shërimin me shpejtësi.

Aplikimet lokale me vaj rozmarine, livando, mendre, dhe/ose trumze, mund të jenë gjithashtu të dobishme.

Vajin e pemës së çajit e gjeni kudo në dyqane bimore, farmaci dhe parafarmaci, madje edhe në disa supermarkete të mëdha.

VAJ ESENCIAL I TEA TREE: Disa pika treten në ujin, me të cilin kryejmë banjot e këmbëve, nëse infeksionin fungal e keni psh te gishtat.

Ose aplikohet direkt në vendin e prekur, kudo që keni infeksion fungal.

Vaji esencial i Tea Tree është një nga të paktët vajra esenciale, që mund të përdoren të pastër.

Në qoftë se mykozat prekin edhe thonjtë, në këtë rast është më mirë qe të hollohet në një vaj tjeter, sepse ajo mund t’i zverdhë shumë.

Tea Tree është një vaj esencial me aromë të athët.

Ai ka veti antibacteriale, antifungale dhe antivirale.

Është një cikatrizues i mirë dhe është i përshtatshëm për infeksionet e lëkurës, herpesit, pickimet e insekteve, lythat, infeksionet fungale të lëkurës dhe thonjve, kandidozat.

UTHULLA

Ne mund të aktivizojnë dushet e këmbëve me disa pika uthull – 1 pjesë uthull, në 2 pjesë ujë.

Lihen këmbët në të për disa minuta, për të lejuar uthullën që të shfaqë veprimin e saj dezinfektues.

Gjithashtu mund të shtoni pak kripë, të dobishme për të fuqizuar veprimet e tyre dhe të shërojnë çdo dëmtim.

FARAT E MUSTARDËS

Një pastë e bërë nga farat e mustardës mund të aplikohet pas larjes së lëkurës me ujë të nxehtë dhe pastrimit të mirë të hapësirave mes gishtave, apo kudo që mund të keni një infeksion fungal.

HUDHRA

Merrni 1-2 thelpi hudhër dhe i shtypni ato në një fletë të vogël metalike prej alumini.

Merrni fletën e aluminit me hudhrën e shtypur dhe aplikojeni mbi lëkurë.

Bëjeni këtë dy herë në ditë.

MJALTI

Mjalti është i njohur për vetitë e tij kuruese dhe terapeutike.

Aplikojeni mbi zonat e prekura, por sigurohuni që të jetë organik dhe me cilësi shumë të lartë.

VAJ KOKOSI

Vaji i kokosit është një anti-fungal i fuqishëm dhe formon një barrierë mbrojtëse në lëkurë.

Si një bonus, këmbët tuaja do të bëhen të buta dhe lëkura më e zhdërvjellët.

Vaji i kokosit mund të zëvendësojë gjithashtu kremrat e këmbëve apo të trupit në një bazë të vazhdueshme për mbrojtje anti-fungale për të zvogëluar numrin e kimikateve të aplikuara në lëkurën tuaj.

SODA BUKËS

Kjo është një kurë e vjetër dhe e mirë. Përziejeni sodën e bukës me ujë për të formuar një pastë dhe aplikojeni mbi zonën e prekur.

ARGJILA E GJELBËR, E VENTILUAR

Pregatisim një përbërje dezinfektuese, antimykotike dhe shëruese.

2 lugë argjilë të gjelbër, një lugë gjelle vaj ulliri në të cilën hedhim 5 pika vaj Tea Tree, 5 pika vaj esencial karafili dhe ujë, për të shpërndarë argjilën dhe për të krijuar një përbërje të pasur.

E aplikojmë përbërjen e përgatitur në dëmtimet nga mykozat dhe zonat e afërta.

I izolojmë me leukoplaste dhe i lëmë të veprojnë për gjysmë ore, ose derisa të shihni se balta u tha, pastaj e shpëlajmë me ujë gati të ftohtë.

Si duhet të jetë ushqimi, çfarë të hani dhe të shmangni

Hani një dietë organike, me ushqime të plota dhe me theks të veçantë në ushqimet e papërpunuara.

Minimizoni konsumin e produkteve të qumështit, dhe shmangni ushqimet e larta në maja.

Është e rëndësishme të mos shtoni toksicitet të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:

– Mos konsumoni ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë, apo glutamate mono-sodium.

– Mos pini asnjë pije të gazuar.

– Shmangni të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit. Produktet më të mira të qumështit janë ato të papërpunuara, të pasterilizuara dhe nga lopë që ushqehen me bar.

– Shmangni viçin konvencional.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*