Header Ad

Categories

Most Viewed

10 gjërat që duhet të keni parasysh para se të merrni një kafshë shtëpiake

Nëse jeni beqar dhe po kërkoni shoqëri, apo edhe nëse jeni një prind i punësuar, që ka vendosur më në fund t’u dorëzohet lutjeve të fëmijëve për një këlysh apo kotele, tashmë mund ta keni vendosur të hidhni hapin për të marrë një kafshë shtëpiake. Para se të shtoni një anëtar në familje, duhet të merrni në konsideratë disa faktorë.

Mënyrat sesi mund t’ju përgjigjeni kërkesave të mëposhtme do të luajnë një rol të rëndësishëm për të përcaktuar çfarë lloj kafshe do t’ju përshtatet më mirë.

1. Stili juaj i jetesës

Të gjitha kafshët shtëpiake kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes, por disa prej tyre duan më tepër kohë dhe përpjekje se të tjerat. A jeni një person shtëpiak që rrallë del nga lagjia apo qyteti? Nëse po, mund t’u përshtateni mirë kërkesave për një qen, i cili kërkon shëtitje ditore dhe larje të shpeshta. Mirëpo, nëse udhëtoni shpesh apo nëse kaloni pak kohë në shtëpi, ndoshta një kafshë me më pak kërkesa do ishte më e përshtatshme.

2. Kostoja e pronësisë

Të blesh një mace, qen apo kalë race, mund të jetë e kushtueshme. Pra, nëse kërkoni një kafshë shtëpiake, kostoja mund të jetë e madhe për buxhetin tuaj. Shtoni këtu shpenzimet shtesë për ushqimin, kujdesin te veterineri, liçnesat dhe kostot e tjera të lidhura me të.

3. Kujdesi i arritshëm veterinary

Kujdesi mjekësor është i nevojshëm për çdo kafshë shtëpiake. Shumica e mjediseve urbane dhe suburbane kanë veterinerë të dispnueshëm në një distancë të afërt. Mirëpo në zonat rurale, mund të mos jetë kështu. Kjo është për t’u parë veçanërisht nëse zgjidhni një kafshë tjetër përveç qenit dhe maces.

4. Akomodimet e përshtatshme

Vendi ku jetoni dhe më e rëndësishmja, akomodimi që mund të ofroni për kafshën e shtëpisë mund të ndikojë në zgjedhjet tuaja. Është e padrejtë të prisni që një qen i madh të mbyllet në një apartament të vogël.

5. Alergjitë

Tregohuni realistë për alergjitë që mund të keni, para se të lidheni me një kafshë shtëpiake. Nëse jeni alergjikë ndaj gëzofit të një kafshe, atëherë një mace apo qen me qime të gjata do t’ju keqësojë. Peshqit janë të shkëlqyer për njerëzit që kanë alergji nga kafshët me gëzof.

6. Përgjegjësitë si kujdestar

Të kujdesurit për një kafshë përfshin më tepër sesa servirja e një pjate ushqim çdo ditë. Ushqimi dhe uji janë thelbësorë, por të tilla janë edhe vaksinimi, prerja e qimeve, mbajtja pastër etj. Nëse zgjidhni një mace apo qen, duhet të përgatiteni për të treguar afeksion ndajtij.

7. Mosha dhe statusi shëndetësor i anëtarëve të familjes

A keni fëmijë në shtëpi? Jeton ndonjë i moshuar me ju, apo ju viziton shpesh? Nëse po, mund të mendoheni dy herë para se të merrni një qen race apo një mace të madhe. Kotelet e vogla, ose edhe një zog apo peshk do të ishin zgjedhje më të mira. Nga ana tjetër, një qen lojcak mund të jetë zgjedhja perfekte për një familje me fëmijë në moshë shkollore. Nëse jeni një i rritur aktiv, një qen energjik mund të jetë një shoqëri e mrekullueshme dhe t’ju ndihmojë të qëndroni në formë.

8. Jetëgjatësia e pritshme e kafshës shtëpiake

Fëmijët e vegjël mund të traumatizohen nëse u ngordh peshku apo brejtësi, të cilët kanë jetëgjatësi të shkurtër. Nga ana tjetër, qentë dhe macet kanë një jetëgjatësi mesatare prej dhjetë apo më tepër vjet. Nëse jeni i rritur, mund të merrni një kafshë me gjatësi të madhe jete.

9. Kufizimet për kafshët në vendin ku jetoni

Nuk ka rëndësi sa shumë e doni kafshën tuaj, pasi mund të ketë rrezik që ajo të mbetet pa shtëpi. Disa apartamente kanë rregulla strikte ndaj kafshëve, duke përfshirë edhe zogjtë, madje edhe peshqit. Nëse nuk keni një shtëpi private, kontrolloni rregullat që mund të ndalojnë zotërimin e një kafshe shtëpiake në zonën tuaj.

10. Kapaciteti për t’u kujdesur për kafshët ekzotike

Ideja e një kafshe ekzotike mund të jetë e këndshme, por pronësia mbi të është një çësthje tjetër. Breshkat apo bretkosat tropikale janë të adhurueshme kur janë të vogla, por a do të mund të vazhdonit të kujdeseshit ende kur ato të rriten? Edhe nëse jeni të gatshëm për t’u kujdesur, a e keni ekspertizën e mjaftueshme? Kafshët e tjera ekzotike, si gjarpërinjtë dhe tarantulat mund t’i tmerrojnë vizitorët tuaj./shekulli/

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*