Header Ad

Categories

Most Viewed

Kush janë banorët autoktonë të myzeqes?

Banorët autoktonë të Myzeqesë, historikisht kanë jetuar në dy anët e lumit Seman, duke përfshirë edhe dy brigjet e degës së tij, Devollit të dikurshëm, që kalonte pranë fshatrave të hershëm të Myzeqesë. Këto fshatra figurojnë edhe në regjistrimin e parë turk të vitit 1431
E gjithë kjo zonë nga vendasit quhej me emrin “Dheu i butë” ose “Balta e butë”. Banorët e kësaj treve janë quajtur “Lalë”. Lalët, si banorët më të hershëm të Myzeqesë, dallohen nga banorët e tjerë, që kanë zbritur gjatë periudhave të ndryshme historike në Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra, që ruajnë ende: veshja karakteristike, e folura e butë, të kënduarit epiko-lirik, takia prej liri në formë konike, që është unikale në Shqipëri. Edhe emrave të vetë, ata u japin një karakter thellësisht zbutës, përkëdhelës, ashtu siç janë vetë, të urtë, të butë dhe paqësor. Emrat e tyre fetar u përkasin kalendarit Gregorian. Sepse janë të parët e këtij komuniteti, që në mesjetë, nuk iu nënshtruan dallgëve të asimilimit islamik. Fjala “lalë” ka dhe kuptimin e vet leksikor, të cilin e shpjegon rilindësi Vaso Pashë Shkodrani në studimin e vet “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”. Sipas tij, fjala “lalë” në gjuhën shqipe ka kuptimin e vëllait të madh. Në disa vende kjo fjalë nuk iu largua kuptimit të parë, pra, filloi të përdorej si emërtim për të treguar popullsinë që nuk u islamizua. Por ka edhe studiues të tjerë, që thonë se fjala “lalë” do të thotë “e lënë”, pra njerëz të braktisur, të lënë mënjanë, jashtë vëmendjes së të tjerëve. Sido që të jetë, emri “lalë” ka arritur deri në kohët e sotme si shprehje e një mesazhi besnikërie. Masa e lalëve (banorë ortodoksë) në përgjithësi përbënin pjesën më të madhe të popullsisë. Këta ndaheshin në dy pjesë: në bujq të shtetit, që ishin pa tokë dhe quheshin gjorçinarë (të gjorë, të mjerë!) dhe në bujq beu, të cilët nuk kishin tokë dhe shtëpinë e kishin pa oxhak, pa dritare, pa oborr, pa portë se nuk i linte beu, i cili mbështetej nga ligjet turke. Për fat të keq kjo zgjati deri në kohën e mbretit Zog. Pas Luftes nazional – çlirimtare, u zhduken këto ligje raciste, ju dha tokë, arsim, kulturë dhe dinjitet kësaj popullsie, të denigruar.
Perfundimisht, sido qe te jene rezultatet e studiuseve te ndryshem mbi emertimin e “laleve” myzeqar, sido qe te jene gojedhenat e brez pas brezshme qe nga kohet e lashtesise, mbetet i padiskutueshem fakti qe, Myzeqeja eshte krahina me shpirt të gjerë e me një miresi e butësi shpirtërore proverbiale, që e gjen te misheruar konkretisht e denjesisht tek çdo banor i saj!

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*