Header Ad

Categories

Most Viewed

Shoqëria shqiptare shoqëri e mbushur me kaos shpirtëror

Shoqëria njerëzore, edhe pse ka bërë shumë hapa përpara në epokën e demokracisë funksionale dhe të globalitetit integrues, ende ka probleme në lidhje me ruajtjen e performancës demokratike, në lidhje me ruajtjen dhe përmirësimin e standardit demokratik, ku kryefjala është liria e individit dhe të drejtat e tij humane. Lufta që bën sot shoqëria globale për një siguri më të lartë njerëzore, lufta kundër terrorizmit të çdo origjine, qartësia e situatave politike në kushtet e pluralizmit nga e Drejta Ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, e bëjnë ende më të prekshme dhe më urgjente nevojën e një kujdesi rigoroz dhe kontrolli të rreptë në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e lirisë ekonomike, politike dhe njerëzore, si dhe të të drejtave njerëzore në rrafshin global, në pikëpamjet politiko-juridiko -kushtetuese, ekonomike, morale dhe sociale, por dhe etniko-kulturore.

Kjo, mbi të gjitha, ka të bëjë me forcimin e demokracisë në botë, e cila si pikën e saj kryesore, principiale, ka në mënyrë të drejtpërdrejtë ruajtjen e standardit të sistemit demokratik, ku “Themba e Akilit” janë të drejtat e njeriut, liritë humane, me një shtrirje të tyre sa më të gjerë dhe zbatim real në të gjitha aspektet e veprimtarisë së njeriut dhe të shoqërisë njerëzore. Zbatimi i konventave dhe fuqizimi i demokracisë në shoqërinë civile janë instrumente që veprojnë kundër padrejtësive, në dobi të sovranitetit kombëtar dhe të privatësisë së individit në këto vende.Njëzet e pese vite pas rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri në vitet ‘90′, kur nisi një epokë e re, ajo e ndërtimit të ekonomisë së tregut të lirë, bazuar në ligjësitë ekonomike të kapitalizmit, ende në Shqipëri ka problem në lidhje me të drejtat e njeriut, sidomos me të drejtat e pronës dhe të mbrojtjes ligjore nga Kushtetuta. Për një gjysmë shekulli, politika qeverisëse në vend ishte e dhunshme, diktatoriale dhe imponuese. Ishin me mijëra familje të persekutuara, me mijëra persona që përndiqeshin si njerëz të dyshimtë, që luftonin diktaturën e proletariatit. Në Shqipëri ishte krijuar një klimë asfiksuese politike por dhe ekonomike, dhe, kur arriti piku, shpërtheu revolta e brendshme, si një vullkan që do të përmbyste errësirën pesëdhjetëvjeçare.Deri para fillimit të procesit famëkeq të instalimit të ngrehinës së Diktaturës komuniste, teori të qeverisjes demokratike në Shqipëri gjejmë nga Qeveritë që nga 1920-a deri në vitin 1941, ku ekzistonin Partia Popullore, në 1920, Partia Përparimtare, në 1921, Partia Fashiste, në 1939, Partia Komuniste në 1941, Partia Balli Kombëtar në 1942, Partia e Legalitetit në 1943. Nga viti 1920 e deri në ditët tona numërohem mbi 70 parti me platformat e tyre individuale. Këto parti kanë krijuar koalicionet e regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ku në vitin 2009 kishte katër të tilla, të grupuara në “Aleanca për Ndryshim”, “Bashkimi për Ndryshim”, “Poli i Lirisë” dhe grupimi i majtë politik nën siglën “Aleanca Socialiste për Integrim” e deri tek 2013 …Pas viteve ’90, si parti e parë e qeverisjes demokratike e themeluar në 12 dhjetor 1990, konsiderohet Partia Demokratike. Urrejtja kolektive shqiptare për shkeljen e të drejtave njerëzore për një gjysmëshekulli nga partia-shtet, solli atë forcë e përmbysje të madhe ku populli mori kontrollin dhe nisi të kërkonte të zhdukte padrejtësitë nëpërmjet fuqisë së tij. Por, a ishin të gjitha kushtet social-ekonomike dhe politike në Shqipëri që të realizohej kjo përmbysje e madhe? A ishin të gjitha kushtet për ngritjen e një sistemi të ri moderator? Sistemi shumëpartiak dhe zgjedhjet e lira që u vunë në bazë të politikës janë kushte të nevojshme, por a mund me atë bazë sociale, atë nivel kulturor, mbi atë bazë politike, të filtroheshin prirjet dhe mendësitë komuniste brenda një kohe të shkurtër? A ishte gati çdo shqiptar për të udhëhequr vetveten dhe për të realizuar më të mirën për veten dhe shoqërinë? Në vitin 1991 u zgjodh e para qeveri demokratike në Shqipëri, pas një nate të gjatë gjysmëshekullore obskurantizmi. Në përbërjen e saj pati ish të burgosur politikë, intelektualë qytetarë, ish komunistë, që kthyen fletën për një karrierë politike, përfaqësues nga organizatat e pakta të masave që drejtoheshin dhe komandoheshin nga partia-shtet. U vendos një qeverisje e re, larg dhunës dhe monopartisë. Po çfarë është në vetvete një qeveri? Ç’përfaqëson ajo? A ishte shteti shqiptar në funksion të nevojave të popullatës së tij? Ekzistenca e një shteti lidhet me rezultatet e domosdoshme që prodhohen me anë të tij në rritjen e mirëqenies dhe përmbushjen e kërkesave qytetare për një jetë të lirë dhe të sigurtë. Mungesa e besimit se në Shqipëri do të bënte që baza të reja e të mirëfillta për zhvillimet demokratike të kishin karakter fragmentar, populist e gjysmak, duke bërë që të emigrojnë mijëra e qindra mijëra familje dhe intelektualë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë. Pot, sa kohë që secili qytetar ende nuk gëzon plotësisht të drejtat legjitime, që as jepen me forcë dhe as merren bazuar ato në ligj, demokracia ende mund të konsiderohet e brishtë në këtë vend, edhe pse sfidat integruese dhe hopet e zhvillimit ekonomik nuk mund të mos merren në konsideratë. Në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së thuhet se “Qeverisja mund të ndërtohet vetëm nga populli dhe mund të qeverisë vetëm me miratimin e tij”. Duke parë kushtet e reja politike, sociale dhe ekonomike, qeveritë amerikane të radhës do të realizonin synime të caktuara, si institucion i qeverisjes së organizuar, duke pasur gjithmonë si kryeprincip moral dhe institucional ruajtjen dhe përmirësimin drejt përsosjes së standardit të lirive dhe të drejtave humane. Dihet që qeveria apo qeverisja demokratike ushtron tre lloj pushtetesh: pushtetin legjislativ sepse harton ligjet dhe është ajo që projekton politika publike, ka pushtetin ekzekutiv, mbasi ekzekuton, administron dhe miraton ligjet dhe fuqinë juridike, sepse interpreton ligje në kushte konkrete dhe zgjidh konflikte. Kur pushteti ligjvënës i bashkangjitet pushtetit ekzekutiv, liria nuk ekziston dhe raste të tilla ndodhin rëndon në politikën shqiptare. Pushteti i gjykimit ka forcë të tij individuale në shoqëri dhe në shoqatat e ngritura përbën bazën e zhvillimit dhe progresit të tyre. Por ajo që krijon pasiguri në bindje politike në këtë fazë zhvillimi të jetës demokratike në Shqipëri është pozicioni i dyfishtë që mbajnë partitë, duke kaluar nga një bashkim në koalicion në tjetrin, duk parë interesat e ngushta vetiake dhe dëmtuar shtratin e bindjeve politike dhe të platformës që nga krijimi i tyre, duke keqpërdorur dhe zhgënjyer mbështetësit e tyre, pra duke manipuluar opinionin publik.Dihet se ndryshe nga pushteti diktatorial ku fuqinë e kishte një individ i vetëm apo më e shumta një grup i vogël, në qeverisjen demokratike, ky pushtet teorikisht dhe praktikisht duhet të ushtrohet nga populli, por realisht kjo nuk ka ndodhur siç duhet në Shqipëri, për shkak të klientelizmit dhe nepotizmit politik, që ka dëmtuar frymën e mendimit të lirë dhe privatësinë e individit politik. Sigurisht që paralelisht me zhvillimin demokratik të institucioneve qeverisëse, në vendin tonë u ngritën dhjetra shoqata joqeveritare të krijuara nga grupime qytetare me prirje të ndryshme politike, të majta dhe të djathta, të cilat dolën me platformat e tyre për zhvillim në të gjitha fushat e jetës. Në shumicën e tyre në bazë është vendosur lufta kundër korrupsionit, çështje të një shoqërie të sëmurë dhe mbrojtja e ligjshmërisë për zhvillim. Në to mëshirohen ide të tilla themelore që të pasqyrojnë vlerat e individit, pa marrë parasysh përkatësitë partiake, krahinore, apo fetare. Në projektet e platformat e këtyre shoqatave shikohet si domosdoshmëri plotësimi i kërkesave të shumicës, mbrojtja e lirisë dhe të drejtave individuale, evidentimi i një psikologjie dhe kulture të re bashkëkohore në shërbim të evoluimit shoqëror në qeverisjen demokratike.Por cilat do të ishin rrugët më efikase për zhvillimin e qeverisjes demokratike pas përmbysjes së diktatores në Shqipëri? Për këtë është folur shumë për më tepër se 25 vjet dhe mendoj se është bërë ende pak, duke e parë këtë në prizmin e modernitetit të politikës. Shqipëria është republikë parlamentare, një shtet unitar dhe i pandashëm dhe qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe në nenin 11 thuhet se sistemi ekonomik këtu bazohet në pronën private e publike si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike… Realisht, ndërsa u fol shumë se prona do të shkoj tek i zoti, u hartuan ligje që e kundërshtonin këtë dhe ende pas 25 vjetësh ish pronarët mbajnë në duar tapitë, ashtu sikurse u deklarua nëpërmjet fletushkave të shpërndara nga komunistët se pas përmbysjes së diktaturës, ish pronarët do të mbajnë letrat në duar, tapitë, duke u premtuar rikthim pronash, ndërsa zhvillimi ekonomik do të ketë kapitalistë të rinj ish komunistët. Realisht, edhe pas 25 vitesh problemi i pronave, përveç fakteve të konflikteve të shumta që janë sjellë nga keqinterpretimet e ligjeve dhe anashkalim të përgjegjësive nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave, është e realizuar po kjo thënie komuniste dhe janë rikthyer pronat në më të shumtën e rasteve personave që janë të veshur me pushtet, duke u tërhequr nga e përgjithshmja, nga unikja dhe e domosdoshmja kanë parë interesat e ngushta të klaneve dhe oborreve politike. Dyerve të gjykatave ka tashmë rreth 25 vjet që vijnë vërdallë me tapitë në duar ish pronarët e ligjshëm të njohur port ë papranuar për tu ndihmuar dhe qenë zot të tokës dhe pronës së tyre. Edhe shoqata për “Pronësi” pak kanë bërë në këtë drejtim. Përfaqësuesve të tyre u është “mbyllur” goja duke u kthyer pronat dhe të tjerët ende presin..Me të drejtë na lind pyetje: ku është përgjegjësia e dualizmit etik në këta persona? Ku është parimi dhe ideali i tyre? Nëse kanë realizuar interesat e tyre dhe “morali i etiketuar” perdonal duket “i qetë”, ku është ai shoqëror? Ku është dualizmi i kësaj përgjegjësie për të cilën flitet e trumbetohet shumë përditë? Ka mangësi për të cilat flitet përditë në presionet politike ndaj sistemit gjyqësor, ndikime monopoliste, korrupsion administrativ, trajtim abuziv i dukshëm i pronave private, krime të organizuara, mungesë transparence, mangësi dhe abuzime në kontroll etj.Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Por sa dhe si zbatohen këto? Pavarësisht nga “përkushtimi” në dukej i elementëve të veçantë të veshur me pushtet, mangësitë në zhvillim të bazës shoqërore dhe kulturës demokratike evidentohen në masë të dukshme. Korrupsioni, shoqëria e sëmurë dhe egoja në politikë përbëjnë atë që krijon gërryerje, boshllëk, pakënaqësi dhe në raste të ndryshme regres. Ndihet dukshëm boshllëku midis degës ekzekutive dhe asaj legjislative.Sa dhe si është pjesëmarrja qytetare realisht në problemet aktuale, sa dhe si shikohet roli i individit në vendimmarrjen për formëzimin e jetës së tij? Në këtë drejtim problemet sociale janë të shumta, duke përfshirë këtu drogën , prostitucionin dhe krimin individual apo të organizuar. Individi shqiptar tash njëzet e pesë vjet ndihet i zbuluar në luftën e tij të ekzistencës normale, i zbuluar nga garancitë që i jep shoqëria dhe shteti, me qëllim që ai të mund të sigurojë një optimalitet jetik, në kushtet e mungesës së punësimit dhe të kushteve sociale favorizuese. Flitet për barazi, por në të vërtetë janë të dukshme muret e kufizimeve ku njeriu i lirë nuk është i lirë dhe njerëzit e barabartë nuk janë me lirinë e tyre të njëjtë. Teorikisht Shqipëria, si republikë parlamentare, e delegon sovranitetin e popullit në Kuvend, ku edhe zgjedhja e presidentit është parlamentare. Por nga viti 2002 dhe deri më sot, konfliktet e dukshme parimore, politike, sociale mes parlamentarëve kanë ndikuar në çorientimin dhe jo rrallë në krijimin e klimave të disfavorshme. Ka ardhur koha që politika të heq të gjitha muret, që pengojnë qarkullimin e lirë të elitave kombëtare, që pengojnë përfshirjen e të gjitha shtresave dhe përfaqësimeve sociale e shoqërore në të. Ka ardhur koha që politika t’iu paraprijë nevojave progresive të shoqërisë, ku nevoja për garantimin e të gjitha lirive të individit, në përputhje me Kushtetutën dhe shtetin ligjor të jetë një kryefjalë e saj.Shoqëria shqiptare shoqëri e mbushur me kaos shpirtëror.

Shoqëria njerëzore, edhe pse ka bërë shumë hapa përpara në epokën e demokracisë funksionale dhe të globalitetit integrues, ende ka probleme në lidhje me ruajtjen e performancës demokratike, në lidhje me ruajtjen dhe përmirësimin e standardit demokratik, ku kryefjala është liria e individit dhe të drejtat e tij humane. Lufta që bën sot shoqëria globale për një siguri më të lartë njerëzore, lufta kundër terrorizmit të çdo origjine, qartësia e situatave politike në kushtet e pluralizmit nga e Drejta Ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, e bëjnë ende më të prekshme dhe më urgjente nevojën e një kujdesi rigoroz dhe kontrolli të rreptë në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e lirisë ekonomike, politike dhe njerëzore, si dhe të të drejtave njerëzore në rrafshin global, në pikëpamjet politiko-juridiko -kushtetuese, ekonomike, morale dhe sociale, por dhe etniko-kulturore.

Kjo, mbi të gjitha, ka të bëjë me forcimin e demokracisë në botë, e cila si pikën e saj kryesore, principiale, ka në mënyrë të drejtpërdrejtë ruajtjen e standardit të sistemit demokratik, ku “Themba e Akilit” janë të drejtat e njeriut, liritë humane, me një shtrirje të tyre sa më të gjerë dhe zbatim real në të gjitha aspektet e veprimtarisë së njeriut dhe të shoqërisë njerëzore. Zbatimi i konventave dhe fuqizimi i demokracisë në shoqërinë civile janë instrumente që veprojnë kundër padrejtësive, në dobi të sovranitetit kombëtar dhe të privatësisë së individit në këto vende.Njëzet e pese vite pas rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri në vitet ‘90′, kur nisi një epokë e re, ajo e ndërtimit të ekonomisë së tregut të lirë, bazuar në ligjësitë ekonomike të kapitalizmit, ende në Shqipëri ka problem në lidhje me të drejtat e njeriut, sidomos me të drejtat e pronës dhe të mbrojtjes ligjore nga Kushtetuta. Për një gjysmë shekulli, politika qeverisëse në vend ishte e dhunshme, diktatoriale dhe imponuese. Ishin me mijëra familje të persekutuara, me mijëra persona që përndiqeshin si njerëz të dyshimtë, që luftonin diktaturën e proletariatit. Në Shqipëri ishte krijuar një klimë asfiksuese politike por dhe ekonomike, dhe, kur arriti piku, shpërtheu revolta e brendshme, si një vullkan që do të përmbyste errësirën pesëdhjetëvjeçare.Deri para fillimit të procesit famëkeq të instalimit të ngrehinës së Diktaturës komuniste, teori të qeverisjes demokratike në Shqipëri gjejmë nga Qeveritë që nga 1920-a deri në vitin 1941, ku ekzistonin Partia Popullore, në 1920, Partia Përparimtare, në 1921, Partia Fashiste, në 1939, Partia Komuniste në 1941, Partia Balli Kombëtar në 1942, Partia e Legalitetit në 1943. Nga viti 1920 e deri në ditët tona numërohem mbi 70 parti me platformat e tyre individuale. Këto parti kanë krijuar koalicionet e regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ku në vitin 2009 kishte katër të tilla, të grupuara në “Aleanca për Ndryshim”, “Bashkimi për Ndryshim”, “Poli i Lirisë” dhe grupimi i majtë politik nën siglën “Aleanca Socialiste për Integrim” e deri tek 2013 …Pas viteve ’90, si parti e parë e qeverisjes demokratike e themeluar në 12 dhjetor 1990, konsiderohet Partia Demokratike. Urrejtja kolektive shqiptare për shkeljen e të drejtave njerëzore për një gjysmëshekulli nga partia-shtet, solli atë forcë e përmbysje të madhe ku populli mori kontrollin dhe nisi të kërkonte të zhdukte padrejtësitë nëpërmjet fuqisë së tij. Por, a ishin të gjitha kushtet social-ekonomike dhe politike në Shqipëri që të realizohej kjo përmbysje e madhe? A ishin të gjitha kushtet për ngritjen e një sistemi të ri moderator? Sistemi shumëpartiak dhe zgjedhjet e lira që u vunë në bazë të politikës janë kushte të nevojshme, por a mund me atë bazë sociale, atë nivel kulturor, mbi atë bazë politike, të filtroheshin prirjet dhe mendësitë komuniste brenda një kohe të shkurtër? A ishte gati çdo shqiptar për të udhëhequr vetveten dhe për të realizuar më të mirën për veten dhe shoqërinë? Në vitin 1991 u zgjodh e para qeveri demokratike në Shqipëri, pas një nate të gjatë gjysmëshekullore obskurantizmi. Në përbërjen e saj pati ish të burgosur politikë, intelektualë qytetarë, ish komunistë, që kthyen fletën për një karrierë politike, përfaqësues nga organizatat e pakta të masave që drejtoheshin dhe komandoheshin nga partia-shtet. U vendos një qeverisje e re, larg dhunës dhe monopartisë. Po çfarë është në vetvete një qeveri? Ç’përfaqëson ajo? A ishte shteti shqiptar në funksion të nevojave të popullatës së tij? Ekzistenca e një shteti lidhet me rezultatet e domosdoshme që prodhohen me anë të tij në rritjen e mirëqenies dhe përmbushjen e kërkesave qytetare për një jetë të lirë dhe të sigurtë. Mungesa e besimit se në Shqipëri do të bënte që baza të reja e të mirëfillta për zhvillimet demokratike të kishin karakter fragmentar, populist e gjysmak, duke bërë që të emigrojnë mijëra e qindra mijëra familje dhe intelektualë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë. Pot, sa kohë që secili qytetar ende nuk gëzon plotësisht të drejtat legjitime, që as jepen me forcë dhe as merren bazuar ato në ligj, demokracia ende mund të konsiderohet e brishtë në këtë vend, edhe pse sfidat integruese dhe hopet e zhvillimit ekonomik nuk mund të mos merren në konsideratë. Në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së thuhet se “Qeverisja mund të ndërtohet vetëm nga populli dhe mund të qeverisë vetëm me miratimin e tij”. Duke parë kushtet e reja politike, sociale dhe ekonomike, qeveritë amerikane të radhës do të realizonin synime të caktuara, si institucion i qeverisjes së organizuar, duke pasur gjithmonë si kryeprincip moral dhe institucional ruajtjen dhe përmirësimin drejt përsosjes së standardit të lirive dhe të drejtave humane. Dihet që qeveria apo qeverisja demokratike ushtron tre lloj pushtetesh: pushtetin legjislativ sepse harton ligjet dhe është ajo që projekton politika publike, ka pushtetin ekzekutiv, mbasi ekzekuton, administron dhe miraton ligjet dhe fuqinë juridike, sepse interpreton ligje në kushte konkrete dhe zgjidh konflikte. Kur pushteti ligjvënës i bashkangjitet pushtetit ekzekutiv, liria nuk ekziston dhe raste të tilla ndodhin rëndon në politikën shqiptare. Pushteti i gjykimit ka forcë të tij individuale në shoqëri dhe në shoqatat e ngritura përbën bazën e zhvillimit dhe progresit të tyre. Por ajo që krijon pasiguri në bindje politike në këtë fazë zhvillimi të jetës demokratike në Shqipëri është pozicioni i dyfishtë që mbajnë partitë, duke kaluar nga një bashkim në koalicion në tjetrin, duk parë interesat e ngushta vetiake dhe dëmtuar shtratin e bindjeve politike dhe të platformës që nga krijimi i tyre, duke keqpërdorur dhe zhgënjyer mbështetësit e tyre, pra duke manipuluar opinionin publik.Dihet se ndryshe nga pushteti diktatorial ku fuqinë e kishte një individ i vetëm apo më e shumta një grup i vogël, në qeverisjen demokratike, ky pushtet teorikisht dhe praktikisht duhet të ushtrohet nga populli, por realisht kjo nuk ka ndodhur siç duhet në Shqipëri, për shkak të klientelizmit dhe nepotizmit politik, që ka dëmtuar frymën e mendimit të lirë dhe privatësinë e individit politik. Sigurisht që paralelisht me zhvillimin demokratik të institucioneve qeverisëse, në vendin tonë u ngritën dhjetra shoqata joqeveritare të krijuara nga grupime qytetare me prirje të ndryshme politike, të majta dhe të djathta, të cilat dolën me platformat e tyre për zhvillim në të gjitha fushat e jetës. Në shumicën e tyre në bazë është vendosur lufta kundër korrupsionit, çështje të një shoqërie të sëmurë dhe mbrojtja e ligjshmërisë për zhvillim. Në to mëshirohen ide të tilla themelore që të pasqyrojnë vlerat e individit, pa marrë parasysh përkatësitë partiake, krahinore, apo fetare. Në projektet e platformat e këtyre shoqatave shikohet si domosdoshmëri plotësimi i kërkesave të shumicës, mbrojtja e lirisë dhe të drejtave individuale, evidentimi i një psikologjie dhe kulture të re bashkëkohore në shërbim të evoluimit shoqëror në qeverisjen demokratike.Por cilat do të ishin rrugët më efikase për zhvillimin e qeverisjes demokratike pas përmbysjes së diktatores në Shqipëri? Për këtë është folur shumë për më tepër se 25 vjet dhe mendoj se është bërë ende pak, duke e parë këtë në prizmin e modernitetit të politikës. Shqipëria është republikë parlamentare, një shtet unitar dhe i pandashëm dhe qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe në nenin 11 thuhet se sistemi ekonomik këtu bazohet në pronën private e publike si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike… Realisht, ndërsa u fol shumë se prona do të shkoj tek i zoti, u hartuan ligje që e kundërshtonin këtë dhe ende pas 25 vjetësh ish pronarët mbajnë në duar tapitë, ashtu sikurse u deklarua nëpërmjet fletushkave të shpërndara nga komunistët se pas përmbysjes së diktaturës, ish pronarët do të mbajnë letrat në duar, tapitë, duke u premtuar rikthim pronash, ndërsa zhvillimi ekonomik do të ketë kapitalistë të rinj ish komunistët. Realisht, edhe pas 25 vitesh problemi i pronave, përveç fakteve të konflikteve të shumta që janë sjellë nga keqinterpretimet e ligjeve dhe anashkalim të përgjegjësive nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave, është e realizuar po kjo thënie komuniste dhe janë rikthyer pronat në më të shumtën e rasteve personave që janë të veshur me pushtet, duke u tërhequr nga e përgjithshmja, nga unikja dhe e domosdoshmja kanë parë interesat e ngushta të klaneve dhe oborreve politike. Dyerve të gjykatave ka tashmë rreth 25 vjet që vijnë vërdallë me tapitë në duar ish pronarët e ligjshëm të njohur port ë papranuar për tu ndihmuar dhe qenë zot të tokës dhe pronës së tyre. Edhe shoqata për “Pronësi” pak kanë bërë në këtë drejtim. Përfaqësuesve të tyre u është “mbyllur” goja duke u kthyer pronat dhe të tjerët ende presin..Me të drejtë na lind pyetje: ku është përgjegjësia e dualizmit etik në këta persona? Ku është parimi dhe ideali i tyre? Nëse kanë realizuar interesat e tyre dhe “morali i etiketuar” perdonal duket “i qetë”, ku është ai shoqëror? Ku është dualizmi i kësaj përgjegjësie për të cilën flitet e trumbetohet shumë përditë? Ka mangësi për të cilat flitet përditë në presionet politike ndaj sistemit gjyqësor, ndikime monopoliste, korrupsion administrativ, trajtim abuziv i dukshëm i pronave private, krime të organizuara, mungesë transparence, mangësi dhe abuzime në kontroll etj.Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Por sa dhe si zbatohen këto? Pavarësisht nga “përkushtimi” në dukej i elementëve të veçantë të veshur me pushtet, mangësitë në zhvillim të bazës shoqërore dhe kulturës demokratike evidentohen në masë të dukshme. Korrupsioni, shoqëria e sëmurë dhe egoja në politikë përbëjnë atë që krijon gërryerje, boshllëk, pakënaqësi dhe në raste të ndryshme regres. Ndihet dukshëm boshllëku midis degës ekzekutive dhe asaj legjislative.Sa dhe si është pjesëmarrja qytetare realisht në problemet aktuale, sa dhe si shikohet roli i individit në vendimmarrjen për formëzimin e jetës së tij? Në këtë drejtim problemet sociale janë të shumta, duke përfshirë këtu drogën , prostitucionin dhe krimin individual apo të organizuar. Individi shqiptar tash njëzet e pesë vjet ndihet i zbuluar në luftën e tij të ekzistencës normale, i zbuluar nga garancitë që i jep shoqëria dhe shteti, me qëllim që ai të mund të sigurojë një optimalitet jetik, në kushtet e mungesës së punësimit dhe të kushteve sociale favorizuese. Flitet për barazi, por në të vërtetë janë të dukshme muret e kufizimeve ku njeriu i lirë nuk është i lirë dhe njerëzit e barabartë nuk janë me lirinë e tyre të njëjtë. Teorikisht Shqipëria, si republikë parlamentare, e delegon sovranitetin e popullit në Kuvend, ku edhe zgjedhja e presidentit është parlamentare. Por nga viti 2002 dhe deri më sot, konfliktet e dukshme parimore, politike, sociale mes parlamentarëve kanë ndikuar në çorientimin dhe jo rrallë në krijimin e klimave të disfavorshme. Ka ardhur koha që politika të heq të gjitha muret, që pengojnë qarkullimin e lirë të elitave kombëtare, që pengojnë përfshirjen e të gjitha shtresave dhe përfaqësimeve sociale e shoqërore në të. Ka ardhur koha që politika t’iu paraprijë nevojave progresive të shoqërisë, ku nevoja për garantimin e të gjitha lirive të individit, në përputhje me Kushtetutën dhe shtetin ligjor të jetë një kryefjalë e saj.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*