Header Ad

Categories

Most Viewed

PRESIDENTI ËSHTË STRUMBULLARI I KRIZËS SHQIPATARE

Presidenti eshte shkaktar i krizes dhe jo simbol i unitetit te popullit.
Pervecse eshte familjar i kryetares se LSI-se, ai eshte personi me i interesuar se bashku me Berishen per te destabilizuar vendin, ne menyre qe ti shmanget drejtesise, per aferat e panumerta qe rendojne mbi te.
Presidenti nuk mund te mbjelle kriza dhe me pas te kerkoje te arbitroje pazarin e krizes pasi sheh se kriza po perfundon ne nje fiasko.

Kjo krize nuk zgjidhet me pazare dhe kompromise ne kurriz te ligjit.

Nese do te ndodhe nje gje e tille, atehere nuk bejme gje tjeter, pervecse institucionalizojme pazarin politik.

Zgjidhja e vetme e kesaj krize, eshte zbatimi rigoroz i ligjit.

Nese jo, neser cdo minorance do te rrezonte qeverine thjesht me nje largim nga parlamenti, duke sjelle keshtu nje rrenim total te sistemit demokratik i cili baze të funksionit te tij ka zgjedhjet e lira dhe zbatimin e ligjit.

Ne sistemet demokratike mazhoranca qeveris dhe ajo percaktohet si e tille vetem nga zgjedhjet dhe nga askush tjeter perfshire edhe presidentin.

Nese do te pranojme se zgjedhjet u vodhen, duke qene vete garante aty ku deshen ne qeveri e me gjere perfaqesuesit e PD-se, te cilet e pranuan rezultatin, atehere duhet te pranojme gjithashtu se pazari dhe kompromisi ne backstage jashte kornizes ligjore, nuk duhet aplikuar me kurresesi.
Larg pazareve politike dhe pazarxhijve.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*