Header Ad

Categories

Most Viewed

KARL MARKS MENDIMTARI I PATHYESHEM REVOLCIONAR I PROLETARIATIT BOTEROR! 14 MARS 1883 – 14 MARS 2015

KARL MARKS

-Karl Marksi lindi më 5 maj, sipas kalendarit të ri, të vitit 1818 në qytetin Trir (Prusia Renane). I jati ishte avokat, çifut, që më 1824 u bë protestant. Familja e tij ishte e pasur, e kulturuar, por jo revolucionare. Pasi kreu gjimnazin në Trir, Marksi hyri në universitet, në fillim në Bon, pastaj në Berlin, studjoi shkencat juridike, por më shumë historinë dhe filozofinë. I kreu studimet më 1841, duke paraqitur disertacionin universitar mbi filozofinë e Epikurit.
Në pikëpamjet e tij Marksi atëherë ishte akoma hegelian idealist. Në Berlin ai bënte pjesë në rrethin e «hegelianëve të majtë» (Bruno Bauer etj.), të cilët përpiqeshin të nxirrnin nga filozofia e Hegelit konkluzione ateiste dhe revolucionare.

-Pasi kreu universitetin, Marksi shkoi në Bon, duke menduar të bëhej profesor. Por politika reaksionare e qeverisë, cila më 1832 e kish hequr nga katedra universitare Ludvig Fojerbahun dhe më 1836 nuk pranoi përseri ta lejonte atë në universitet, kurse më 1841 ja hoqi të drejtën e mbajtjes së leksioneve në Bon profesorit të ri Bruno Bauer, e detyroi Marksin të hiqte dorë nga karriera e profesorit. Zhvillimi i pikëpamjeve të hegelianizmit të majtë në Gjermani në këtë kohë po shkonte shumë shpejt përpara. Ludvig Fojerbahu veçanërisht që prej vitit 1836 fillon të kritikojë teologjinë dhe të bëjë një kthesë drejt materializmit, i cili triumfon plotësisht tek ai më 1841 («thelbi i krishterimit»); më 1843 doli libri i tij «Parimet themelore të filozofisë të së ardhmes ». «Duhej provuar në jetë efekti çlirimtar» i këtyre librave — shkruante më vonë Engelsi për këto vepra të Fojerbahut. «Ne» (d.m.th. hegelianët e majtë, midis të cilëve edhe Marksi) «u bëmë menjëherë fojerbahianë». Në këtë kohë borgjezët radikalë renanë, që kishin disa pika afrimi me hegelianët e majtë, themeluan në Këln një gazetë të opozitës: «Gazetën renane» (filloi të dilte prej 1 janarit 1842). Marksi dhe Bruno Baueri u ftuan si bashkëpunëtorë kryesorë, kurse në tetor të vitit 1842 Marksi u bë kryeradaktor dhe nga Boni u vendos në Këln. Orientimi demokratik revolucionar i gazetës nën redaktimin e Marksit filloi të bëhej dita-ditës më i përcaktuar, dhe qeveria në fillim vuri gazetën nen një censurë të dyfishtë dhe të trefishtë, kurse më vonë vendosi ta mbylite fare më 1 janar 1843. Në këtë kohë Marksit ju desh të largohej Inga redaksia, por megjithatë largimi i tij nuk e shpëtoi gazetën, dhe ajo u mbyll në mars të vitit 1843. Nga artikujt më të rëndësishëm të Marksit në «Gazetën renane» Engelsi përmend, përveç atyre që përmenden më poshtë (shih Bibliografinë)*, edhe një artikull mbi gjendjen e fshatarëve-vreshtarë të luginës së Mozelës. Puna në gazetë i tregoi Marksit se ai nuk e njihte sa duhej ekonominë politike, prandaj ju përvesh me zell studimit të saj.

-Më 1843 Marksi u martua në Krejcnah me Zheni fon Vestfalen, shoqe të fëmijnisë, me të cilën ishte fejuar që kur ishte student. E shoqja rridhte nga një familje fisnike reaksionare prusiane. Vëllai i saj i madh kishte qenë ministër i punëve të brendshme të Prusisë në një nga epokat më reaksionare, në vjetët 1850-1858. Në. vjeshtë të vitit 1843 Marksi vajti në Paris për të botuar jashtë shtetit bashkë me Arnold Rugen (1802-1880; hegelian i majtë, më. 1825-1830 në burg, pas 1848 i mërguar; pas vjetëve 1866-1870 bismarkian) një revistë radikale. Doli vetëm numri i parë i kësaj reviste «E Përvitshmja gjerrnano-franceze». Botimi u pezullua për shkak të vështirësive të përhapjes së saj fshehurazi në Gjermani dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me Rugen. Në artikujt e tij të botuar në këtë revistë Marksin e shohim si revolucionar, që i shpall një «kritikë të pamëshirshme çdo gjëje ekzistuese» dhe veçanërisht një
«kritikë me armë» (Shih V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vëll. 21, f. 73-86.) dhe u bën thirrje masave dhe proletariatit.

-Në shtator të vitit 1844 në Paris erdhi për disa dit Fridrih Engelsi, i cili qysh në atë kohë u bë Miku më i afërt i Marksit.
Ata morën pjesë të dy në mënyrën më aktive në jetën e vrullshme të atëhershme të grupeve revolucionare të Parisit (një rëndësi të posaçme kishte teoria e Prudonit, me të cilin Marksi i qëroi hesapet një herë e mirë veprën e tij «Mjerimi i filozofisë 1847) dhe përpunuan, duke zhvilluar një luftë të ashpër kundër doktrinave të ndryshme të socializmit mikroborgjez, teorinë dhe taktikën e socializmit proletar revolucionar ose të komunizmit (marksizmit). Shih Veprat e Marksit të kësaj periudhe, 1844-1848, më poshtë: Bibliografia. Më 1845 Marksi me kërkesën këmbëngulëse të qeverisë prusiane, si revolucionar i rrezikshëm, u dëbua nga Parisi. Ai vajti në Bryksel. Në pranverë të vitit 1847 Marksi dhe Engelsi hynë në shoqërinë e fshehtë propagandistike: në «Lidhjen e Komunistëve», morën pjesë aktive në Kongresin II të kësaj Lidhjeje (nëntor 1847 në Londër) dhe të ngarkuar prej saj , hartuan famëmadhin fest të Partisë Komuniste», që doli në shkurt të vitit 1848. Në këtë vepër është paraqitur me një qartësi dhe forcë gjeniale botëkuptimi i ri, materializmi konsekuent, që përfshin edhe fushën e jetës sociale, dialektika, si doktrina më e gjithanshme dhe më e thellë mbi teorinë e luftës së klasave dhe rolit historik revolucionar botëror të proletariatit, krijuesit të shoqërisë së re, komuniste.

-Kur shpërtheu revolucioni i shkurtit të vitit 1848 Marksi dëbua nga Belgjika. Ai erdhi përsëri në Paris dhe prej këtej pas revolucionit të marsit, shkoi në Gjermani, pikërisht në Këln. Atje doli prej 1 qershorit 1848 deri më 19 maj 1849 «Gazeta e re renane»; kryeredaktori i saj ishte Marksi. Teoria e re u vërtetua në mënyrë të shkëlqyer nga zhvillimi i ngjarjeve revolucionare të vjetëve 1848-1849, sikurse e vërtetuan atë më vonë të gjitha lëvizjet proletare dhe demokratike të të gjitha vendeve të botës. Kundërrevolucioni ngadhënjimtar në fillim nxori Marksin në gjyq (mori pafajësinë më 9 shkurt 1849), kurse më vonë e dëboi nga Gjermania (më 16 maj 1849).
Marksi shkoi në fillim në Paris, u dëbua edhe së andejmi pas demostratës së 13 qershorit 1849 dhe vajti në Londër, ku jetoi derisa vdiq.

-Kushtet e jetës në mërgim, që shihen në një mënyrë veçanërisht të qartë nga letërkëmbimi i Marksit me Engelsin (botuar më 1913), kanë qenë tepr të vështira. Marksin dhe familjen e tij i mbyti skamja; po të mos kishte qenë përkrahja financiare e vazhdueshme dhe e pakursyer e Engelsit, Marksi jo vetëm që nuk do të kishte mundur ta mbaronte «Kapitalin», por edhe do të kishte vdekur patjetër nga vuajtjet e varfërisë. Përveç kësaj, teoritë dhe rrymat e socializmit mikroborgjez dhe përgjithësisht të socializmit joproletar, që mbizotëronin, e detyronin Marksin të zhvillonte vazhdimisht një luftë të pamëshirshme, nga njëherë të zmbrapste edhe sulmet më të tërbuara dhe më të egra personale («Herr Vogt»)*.( «Zoti Fogt» Red.) Duke qëndruar mënjanë nga rrethet e emigrantëve, Marksi në një varg veprash historike (shih Bibliografinë) përpunoi teorinë e tij materialiste, duke ja kushtuar kryesisht forcat e veta studimit të ekonomisë politike. Këtë shkencë Marksi e revolucionoi (shih më poshtë doktrinën e Marksit) në veprat e tij «Rreth kritikës së ekonomisë politike» (1859) dhe «Kapitali» (vëll. I, 1867).

-Epoka e gjallërimit të lëvizjeve demokratike të vjetëve te fundit të periudhës 1850-1860 dhe të periudhës 1860-1870 e ftoi përsëri Marksin të merrej me veprimtari praktike. Më 1864 (28 shtator) u themelua në Londër e famshmja Internacionale I, «Shoqata Ndërkomnetare e Punëtorëve». Marksi qe shpirti i kësaj shoqërie, autori i «Thirrjes» së saj të parë dhe i një shumice rezolucionesh, deklaratash, manifestesh. Duke bashkuar lëvizjen punëtore të vendeve të ndryshme, duke u përpjekur për t’i vënë në rrugën e veprimtarisë së përbashkët format e ndryshme të socializmit joproletar, paramarksist (Macini, Prudoni, Bakunini, tredunionizmi liberal anglez, lëkundjet lasaliane nga e djathta në Gjermani etj.), duke luftuar kundër teorive të të gjitha këtyre sekteve dhe shkollave, Marksi farkëtoi një taktikë te vetme te luftës proletare të klasës punëtore në vendet e ndryshme. Pas rënjes së Komunës së Parisit (1871) të cilën Marksi e ka vlerësuar në një mënyrë aq të thellë, të mprehtë, të shkëlqyeshme, të gjallë dhe revolucionare («Lufta civile në Francë», 1871), dhe pas përçarjes së Internacionales nga bakuninistët, ekzistenca e saj në Evropë u bë e pamundur. Pas kongresit të Internacionales në Hagë (1872) Marksi bëri transferimin e Këshillit të Përgjithshëm të Internacionales në Nju-Jork. Internacionalja I e kreu misionin e saj historik, duke ja lëshuar vendin epokës së një rritjeje shumë më të madhe të lëvizjes punëtore në të gjitha vendet e botës, pikërisht epokës së rritjes së saj në gjerësi,epokës së krijimit të partisë socialiste punëtore masive mbi bazën e shteteve kombëtare të veçanta.

-Puna intensive ne Internacionalen dhe studimet teorike akoma më intensive e shkatërruan përfundimisht shëndetin e Marksit. Ai vazhdoi ripunimin e ekonomisë politike dhe punën për përfundimin e «Kapitalit», duke mbledhur një tok materialesh të reja dhe duke studjuar një varg gjuhësh (për shembull, rusishten), por sëmundja nuk e la ta mbaronte «Kapitalin».

Më 2 dhjetor 1881 i vdiq e shoqja. Më 14 mars 1883 Marksi mbylli sytë përgiitihmon qetësisht në kolltukun e tij. Ai u varros bashkë me të shoqen në varrezat Hajgejt të Londrës. Nga fëmijët e Marksit disa i vdiqën të vegjël në Londër, kur familja jetonte në mjerimin më të madh. Tri vajzat u martuan me socialistë të Anglisë dhe të Francës. Eleonora Eveling, Laura Lafarg dhe Zheni Longe. I biri i kësaj të fundit është anëtar i partisë socialiste franceze.

V.I. LENIN

(Shkëputur nga: ”Vepra të zgjedhura I” Marrë nga: http://www.enver-hoxha.net/librat_pdf/shqip/lenin-vepra_te_zgjedhura_I/1.1-4.pdf

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*