Header Ad

Categories

Most Viewed

DEKLARAT BOMBË E AMERIKANËVE BOLL ME NXITJE TRAZIRASH QEVERIA DHE PARLAMENTI JANË LEGJITIME

🇦🇱️ | Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

🇺🇸️ | While peaceful protest is a fundamental pillar of a democracy, inciting or committing acts of violence, including the destruction of public property, is unlawful. We urge all stakeholders in Albania’s democracy to practice restraint during the upcoming March 16 protest. The United States Embassy views the current government and parliament of Albania as legitimately elected through the internationally recognized elections of 2017. We recognize the good work that has been done to implement justice reforms in Albania as well as progress made in the fight against corruption and organized crime. There is still more work to be done. As those former members of parliament, who decided to resign their mandates, have relinquished their obligations to the citizens of Albania, they should allow those willing to work for the future of the country to do their jobs. We support all those who continue to be engaged in the democratic process in the parliament in order to keep Albania moving toward EU accession.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*